Aktualitet

Studentët: Pedagogë të korruptuar te Politekniku, Shkencat e Natyrës dhe Elbasan

Ai u shpreh se ka shumë pedagogë të mirë, ama ka dhe korrupsion që përbën një problem serioz.

18 Tetor 2022, 08:46 Nga A.B
Studentët: Pedagogë të korruptuar te Politekniku, Shkencat e
Studentet

TIRANË- Shumë studentë përballen me pedagogë që janë të paaftë dhe të korruptuar. Ishte kjo deklarata e studentit Emiljano Kita për Euronews Albania. Ai u shpreh se ka shumë pedagogë të mirë, ama ka dhe korrupsion që përbën një problem serioz. Një student tjetër, Resi Koçiaj tha se ka dëgjuar për raste të tilla në universitetet e Politeknikut, Shkencave të Natyrës dhe Elbasanit.

“Mbaj mend një rast konkret që më shkruajti dhe një shoqe nga Elbasani dhe më tha që një pedagog u denoncua publikisht në një emision dhe u shkarkuar 2 muaj, më pas erdhi përsëri në universitet duke i kërcënuar,” – tregoi Emiljano.

Ditën e sotme pedagogët vijojnë me protestën e tyre. Ato do të mblidhen në orën 10:00 përballë universiteteve për të vijuar me thirrjet për rritje pagash.

protesta e pedagogeve studentet

Sondazh

Poll