Aktualitet

Zbulohet një ‘fermë’ kanabisi brenda vilës në Britani, arrestohet shqiptari

Shqiptari nuk ishte i vetëm në këtë veprimtari pasi Prokuroria ka lëshuar dhe 20 urdhër-arreste të tjerë por ende asnjë nuk është vënë në pranga por operacioni për kapjen e tyre vazhdon.

17 Tetor 2022, 21:59 Nga e.k
Zbulohet një ‘fermë’ kanabisi brenda vilës në
Droga e sekuestruar

BRITANI- Një 28-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është vënë në prangat e Policisë britanike pasi akuzohet për trafik droge. Në një aksion të gjërë Policia britanike ka bastisur shtëpitë në të gjithë Merseyside në kërkim të drogës.

Oficerët e policisë thyen derën e një ‘ferme’ kanabisi si pjesë këtij aksioni që synonte krimin e rëndë dhe të organizuar.

Shqiptari u kap brenda vilës. Pas kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi 400 rrënjë kanabisi të mbjellë në ambientet e një dhome e përshtatur për rritjen e drogës. Shqiptari nuk ishte i vetëm në këtë veprimtari pasi Prokuroria ka lëshuar dhe 20 urdhër-arreste të tjerë por ende asnjë nuk është vënë në pranga por operacioni për kapjen e tyre vazhdon.

policia britanike

Sondazh

Poll