Aktualitet

FOTO/ Aksident i rëndë në Tiranë, motori përplaset me makinën, plagoset rëndë një person

Mësohet se shkak është bërë manovra e gabuar e makinës, pasi i ka prerë rrugën motorit. I plagosuri është dërguar me njëherë në spital ku bëhet e ditur se ndodhet në gjendje të rëndë.

17 Tetor 2022, 22:11 Nga e.k
FOTO/ Aksident i rëndë në Tiranë, motori përplaset me
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË-  Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën e njohur si "Pallati me Shigjeta", ku një makinë që drejtohej nga një 23-vjeçar i identifikuar me inicialet I.SH është përplasur me një motor që drejtohej nga një 22-vjeçar i identifikuar me inicialet E.M, e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

FOTO/ Aksident i rëndë në Tiranë, motori përplaset me
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mësohet se shkak është bërë manovra e gabuar e makinës, pasi i ka prerë rrugën motorit. I plagosuri është dërguar me njëherë në spital ku bëhet e ditur se ndodhet në gjendje të rëndë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.10.2022, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin I. Sh., 23 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 22 vjeç.

Si pasojë drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksidentet rrugore tirane

Sondazh

Poll