Aktualitet

VD/ Turistet nga Zvicra rrëfejnë tmerrin e dhunës në Ksamil: Ndaluam për karburant, sulmuesit u futën me shkopinj

Ato thonë që janë ndjerë të rrezikuara. 

17 Tetor 2022, 21:51 Nga F.M
VD/ Turistet nga Zvicra rrëfejnë tmerrin e dhunës në Ksamil:
Turistet

KSAMIL- Dy turiste nga Zvicra që po pushojnë në jug të vendit u bënë dëshmitare të incidentit të rëndë në karburantit ku ndodhi një rrahje masive këtë pasdite. Në një prononcim për TopChannel, vajzat thonë se kishin ndaluar në një pikë karburanti për të furnizuar dhe larë makinën, në kohën kur rreth 10 të rinj sulmuan me leva dhe shkopinj punonjësit e pikës së karburantit. Ato thonë që janë ndjerë të rrezikuara. 

“Ne ishim këtu, pranë makinës. Ishin 11 njerëz ose më shumë që po sulmonin një burrë. Njerëzit telefonuan policinë. Ishte situatë e frikshme, ne kurrë nuk mendonim se në këtë vend turistik, në këtë qytet të vogël… ne erdhëm këtu për pushime dhe pamë këtë situatë. Ata djemtë vazhdonin të qëllonin dhe nuk ndalonin, dukej se nuk u interesonte shumë që këtu ishte plot me njerëz. Ne ecëm aty pranë dhe ata nuk u ndalën asnjëherë,"- thonë vajzat.

Sherri ndodhi këtë pasdite. Një grup të rinjsh sulmuan punonjësit e karburantit me leva e shkopa bejsbolli. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe as arsyet e dhunës që ndodhur. 

sherr ne ksamil

Sondazh

Poll