Aktualitet

“M’i kërkoi për të ndihmuar një fëmijë me kancer”/ Mori 5 mijë euro nga trafikanti shqiptar, nën hetim komandanti i policisë italiane

E gjithë ngjarja u zbulua në momentin që shqiptari i cili ishte dënuar me arrest shtëpie është kapur në rrugë dhe me 5 mijë euro në xhep. Në momentin që është marrë në pyetje nga prokuroia italiane, shqiptari ka rrëfyer se ai ishte thirrur në takim nga komandanti i policisë i cili i ka kërkuar 5 mijë euro hua pasi do të ndihmonte për operacionin e një fëmije të sëmurë nga kanceri në kokë. 

17 Tetor 2022, 17:20 Nga e.k
“M’i kërkoi për të ndihmuar një fëmijë
Foto ilustruese

ITALI- Një komandant i lartë i Policisë italiane i identifikuar si Francesco Matalone është vënë nën hetim nga drejtësia italiane pasi akuzohet se ka marrë 5 mijë euro ryshfet nga një trafikant shqiptar i dënuar me arrest shtëpie. 

Si u zbulua ngjarja

E gjithë ngjarja u zbulua në momentin që shqiptari i cili ishte dënuar me arrest shtëpie është kapur në rrugë dhe me 5 mijë euro në xhep. Në momentin që është marrë në pyetje nga prokuroia italiane, shqiptari ka rrëfyer se ai ishte thirrur në takim nga komandanti i policisë i cili i ka kërkuar 5 mijë euro hua pasi do të ndihmonte për operacionin e një fëmije të sëmurë nga kanceri në kokë. 

Sipas asaj që doli, kërkesa është bërë personalisht brenda kazermës së Folignos. Ishte vetë shpërndarësi që u tha karabinierëve që e ndaluan gjatë rrugës për në shtëpi. 

Komandanti i Policisë është vënë në hetim edhe për akuzën e trafikut të drogës por që deri më tani nuk ka prova konkrete kundër tij dhe e gjoitha po bëhet në kuadër të hetimeve. Do jenë hetimet përfundimtare ato që do vulosin fatin e oficerit italian dhe trafikantit shqiptar.

policia italiane

Sondazh

Poll