Aktualitet

‘40 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm’/ Policia kërkon ndihmë nga qytetarët: Identifikojeni kush është

Uniformat blu të Durrësit kanë dhe të gjitha përshkrimet fizike të gruas, dhe bëjnë apel për të gjithë personat që mund ta njohin të japin informacion që zonja të shkojë pranë të afërmve të saj.

17 Tetor 2022, 16:34 Nga k.m.
‘40 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm’/ Policia kërkon
Policia e Durrësit

DURRËS- Policia e Durrësit ka bërë të ditur se në ambientet e komisariatit ka shkuar një grua që nuk e mban mend emrin e saj. Kështu që Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku kërkon ndihmë për identifikimin e saj. Uniformat blu të Durrësit kanë dhe të gjitha përshkrimet fizike të gruas, dhe bëjnë apel për të gjithë personat që mund ta njohin të japin informacion që zonja të shkojë pranë të afërmve të saj.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ndodhet një shtetase që nuk mban mend emrin dhe adresën e banimit, e cila është gjetur në rrugë, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme. Kjo shtetase është e moshës rreth 40 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm dhe mban të veshura xhup të zi dhe xhinse. Familjarët ose të njohurit e kësaj shtetaseje mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ose të telefonojnë në numrin 112.

durres policia e durresit

Sondazh

Poll