Aktualitet

U kap "mat" duke shitur drogë nga makina, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali

Shqiptari u kap duke shitur doza kokaine nga një patrullë e policisë të cilët më pas e bllokuan dhe e kontrolluan makinën me të cilën po lëvizte i riu. Të fshehura në kroskot zbuluan kështu 25 gramë “borë”, ndërsa në xhepat anësorë u gjetën 1700 euro cash, që mendohet se janë të ardhura nga shitjet e mëparshme.

17 Tetor 2022, 16:10 Nga d.a.
U kap "mat" duke shitur drogë nga makina, arrestohet
Policia italiane

ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë së Misanos në Itali pasi është kapur në flagrancë duke shitur drogë nga makina e tij.

Sipas mediave vendase, shqiptari u kap duke shitur doza kokaine nga një patrullë e policisë të cilët më pas e bllokuan dhe e kontrolluan makinën me të cilën po lëvizte i riu. Të fshehura në kroskot zbuluan kështu 25 gramë “borë”, ndërsa në xhepat anësorë u gjetën 1700 euro cash, që mendohet se janë të ardhura nga shitjet e mëparshme.

Pas një fundjave të kaluar në dhomën e sigurisë, të hënën u zhvillua seanca e vlefshmërisë me gjyqtarin që ratifikoi arrestin dhe urdhëroi masën e sigurimit të burgut.

policia italiane arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll