Aktualitet

Pas efektivit, shënohet tjetër rast/ Transportonin kanabis nga Rinasi në Stamboll, arrestohen dy turq

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se po punohet në bashkëpunim me partnerët turq për të identifikuar dhe për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë autorët e trafikimit të lëndëve narkotike.

17 Tetor 2022, 15:27 Nga I.A
Pas efektivit, shënohet tjetër rast/ Transportonin kanabis nga Rinasi
Foto Ilustruese

TIRANË- Dy turq janë arrestuar në Tiranë, pasi transportonin kanabis nga aeroporti i Rinasit në drejtim të aeroportit të Stambollit. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se po punohet në bashkëpunim me partnerët turq për të identifikuar dhe për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë autorët e trafikimit të lëndëve narkotike. Por nuk dihet nëse ky arrestim ka lidhje me grupin e djeshëm ku u arrestua efektivi i rrugores Florenc Bicerri së bashku me ish-komandon Kujtim Çeliku, të cilët u kapën me valixhe me kanabis në Stamboll.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët turq, po zhvillon hetime të thelluara për trafikimin e lëndës narkotike cannabis sativa, nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Si rezultat i informacioneve të marra, janë arrestuar 2 shtetas turq të cilët transportonin lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa nga aeroporti i Rinasit në drejtim të aeroportit të Stambollit.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët turq dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare dhe ato turke, po vijon hetimin e thelluar, për të identifikuar dhe për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë autorët e trafikimit të lëndëve narkotike. Janë marrë masa konkrete për të koordinuar punën me autoritetin doganor dhe TIA, në drejtim të kontrollit të përbashkët, me qëllim parandalimin e trafiqeve të paligjshme nga aeroporti i Rinasit.

arrestohen dy turq ne rinas

Sondazh

Poll