17 Tetor 2022, 17:14
Nga F.M
Agjencia e Mbikqyrjes Policore
TIRANË- Katër efektivë policie janë pezullur nga detyra dhe u është caktuar masa e sigurimit personal ‘daetyrim paraqitjeje’, por ky vendim është ekzekutuar vetëm për tre prej tyre. Kjo, pasi një prej efektivëve, E.SH., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria.
Më konkretisht janë pezulluar dy efektivë të strukturës së Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Kavajë. Bëhet fjalë për inspektor H.T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe inspektor B.H., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka vendosur caktimin si masë sigurimi personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit P. T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Njoftimi:
Drejtoria Rajonale e AMP-së Fier-Berat ka zbatuar sot Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje datë 13.10.2022, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj punonjësve të strukturës së Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Kavajë:
– Inspektor H.T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
– Inspektor B.H., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka vendosur caktimin si masë sigurimi personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit P. T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në kuadër të këtij procedimi penal, nuk është ekzekutuar vendimi i kësaj Gjykate mbi caktimin si masë sigurimi personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndaj shtetasit E.SH., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi ky shtetas nuk gjendet në vendbanim dhe rezulton të ketë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Caktimi i masave të sigurisë erdhi si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Drejtoria Rajonale e AMP Fier-Berat në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Durrës-Kavajë mbi dyshimet për ndërveprime korruptive nga ana e shtetasve të mësipërm, në kuadër të Procedimit Penal Nr.807/2021
policia e shtetit agjencia e mbikqyrjes policore
Aktualitet
17 Tetor 2022, 17:02
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Rasti i Klosit, ku dy persona u vranë dhe një tjetër u vetëvra pas një konflikti të nisur...
Aktualitet
17 Tetor 2022, 17:00
k.m.
Davide Pecorelli
PUKË- Davide Pecorelli, italiani që inskenoi rrëmbimin dhe vdekjen e tij, do të përballet me 4 vepra penale. Prok...
Aktualitet
17 Tetor 2022, 16:46
d.a.
Malli i sekuestruar ne burg
ITALI- Më shumë se 100 celularë, të paktën po aq karta SIM është bilanci i një hetimi p...
Aktualitet
17 Tetor 2022, 16:34
k.m.
Policia e Durrësit
DURRËS- Policia e Durrësit ka bërë të ditur se në ambientet e komisariatit ka shkuar një grua q...
Aktualitet
17 Tetor 2022, 16:10
d.a.
Policia italiane
ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë së Misanos në Ital...
Aktualitet
17 Tetor 2022, 16:04
d.a.
policia italiane
ITALI- I dëbuar në muajin gusht, ai u kthye në Itali duke përdorur një emër tjetër ku më pas ra n&...
Aktualitet
17 Tetor 2022, 15:27
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Dy turq janë arrestuar në Tiranë, pasi transportonin kanabis nga aeroporti i Rinasit në drejtim ...
Aktualitet
17 Tetor 2022, 15:04
k.m.
Pamje nga aksioni
TIRANË- Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka tentuar të vjedhë një ma...
Aktualitet
17 Tetor 2022, 14:51
e.k
Universiteti i Mjekësi
TIRANË- Univeristeti i Mjekësoisë edhe këtë vit akademik ka qenë i preferuar i gjimnazistëve...
Aktualitet
17 Tetor 2022, 14:40
d.a.
GJERMANI- Ka ndërruar jetë 28-vjeçari nga Prizreni, i plagosur mëngjesin e sotëm nga një bashkëatdhetar i tij mëngje...