Bota

U gjet e masakruar në valixhe, 4 të arrestuar për vrasjen e 12-vjeçares në Francë, kamerat filmuan gjithçka

Sipas policisë, është arrestuar dhe po merret në pyetje një 24-vjeçare e pastrehë dhe e papunë, e cila sipas dëshmitarëve okularë është parë të premten duke mbajtur valixhen në gjendje paniku. E njëjta grua shfaqet, nga kamerat e sigurisë, duke shoqëruar Lolën fatkeqe mbrëmjen e së premtes.

17 Tetor 2022, 15:44 Nga d.a.

U gjet e masakruar në valixhe, 4 të arrestuar për vrasjen e

FRANCË- Katër persona me origjinë algjeriane, nga 26 deri në 43 vjeç, janë arrestuar për vrasjen e 12-vjeçares, trupi i së cilës u gjet mbrëmjen e së premtes në një valixhe plastike, të braktisur në oborrin e një pallati banimi në Paris. 

Sipas policisë, është arrestuar dhe po merret në pyetje një 24-vjeçare e pastrehë dhe e papunë, e cila sipas dëshmitarëve okularë është parë të premten duke mbajtur valixhen në gjendje paniku. E njëjta grua shfaqet, nga kamerat e sigurisë, duke shoqëruar Lolën fatkeqe mbrëmjen e së premtes.

Gjithashtu, është arrestuar dhe marrë në pyetje motra e saj, si dhe dy meshkuj, ndërsa mediat franceze vlerësojnë se gjatë ditës së sotme do të ketë njoftime të tjera nga organet kompetente.

Rasti i vrasjes së vogëlushes Lola (është publikuar vetëm emri i saj) është kthyer në një thriller, me autoritetet policore që përpiqen të plotësojnë “puzzle”, duke hetuar në thellësi çdo një provë që kanë në dorë.

Disa nga këto prova rezultuan jashtëzakonisht të dobishme, si për shembull pamjet e kamerave të sigurisë që kapën vajzën e vogël, të veshur me të bardha, duke hyrë në pallatin e shtëpisë së saj, duke ndjekur një grua, në orën 15:20 të së premtes. E njëjta grua u pa më vonë nga dëshmitarët dhe u kap në një tjetër kamera sigurie duke mbajtur një valixhe jashtë ndërtesës së banesës së vajzës. Autoritetet besojnë se është e njëjta valixhe në të cilën ndodhej trupi i 12-vjeçares.

Një dëshmitar okular përshkruan sjelljen e çuditshme të gruas që doli nga ndërtesa rreth orës 17.00. duke luftuar për të mbajtur objektin e rëndë. 

Ajo po mundohej të ngrinte valixhen dhe ne menduam se mbase ishte e rëndë dhe ajo ishte e dobët. Nuk na shkonte as në mendje se brenda kishte një kufomë. Ishte ora 17:00 dhe ajo po ecte me valixhen. Madje në një moment e la jashtë një kafeneje dhe shkoi në furrën përballë për të blerë një briosh, sikur skishte ndodhur asgjë.'-tha një dëshmitar.

E dyshuara, e cila shihet në videon në fjalë e veshur me atlete të bardha, kostum me ngjyra të çelura dhe një xhup gri, u arrestua të shtunën në mëngjes në Bois-Colombes, një komunë franceze në departamentin Hautes-de-Seine, së bashku me motrën e saj. Të dy të arrestuarat janë të moshës nga 20 deri në 30 vjeç.

gjendet e vdekur 12-vjecarja ne france france

Sondazh

Poll