Bota

U vra 24 vjet më parë nga bashkëshorti, mbetjet e gruas gjenden në kopshtin e një shtëpie në Britani

Debbie ishte 34 vjeçe dhe shtatzënë kur u denoncua e zhdukur nga shtëpia në Deal, nga bashkëshorti i saj në Maj të 1999.

17 Tetor 2022, 14:53 Nga a.b. f.g
U vra 24 vjet më parë nga bashkëshorti, mbetjet e gruas gjenden
Debbie Griggs

SHBA- Mbetjet e Debbie Griggs, e cila u vra më shumë se 20 vjet më parë nga bashkëshorti i saj Andrew Griggs, u zbuluan në kopshtin e pasme të një prone në St Leonards, në Dorset të Britanisë.

Debbie ishte 34 vjeçe dhe shtatzënë kur u denoncua e zhdukur nga shtëpia në Deal, nga bashkëshorti i saj në Maj të 1999.

Andrew Griggs mohoi të ishte përgjegjës për zhdukjen e saj, por u shpall fajtor për vrasje dhe u dënua me burgim të përjetshëm në Tetor të 2019-s. Çështja u rihap Drejtoria e Krimeve të Rënda, e përbërë nga detektivët e Kent dhe Essex.

Ekspertët bënë gërmime në bahçen e pasme të një prone në  St Leonards, të Dorset më 5 Tetor të këtij viti. Ata gjetën mbetje njerëzore, përfshirë pjesë të dhëmbëve, që specialistët odontologë mundën që të konfirmonin se i përkisnin 34-vjeçares. Policia tha se Andrew Griggs ishte zhvendosur në këtë pronë në Korrik të 2001-t, pasi ishin konkluduar hetimet paraprake për zhdukjen e Debbie.

Tashmë do të kryhen teste të tjera për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të hetuar sesi përfunduan mbetjet e saj në kopësht./BBC

debbie griggs

Sondazh

Poll