Bota

Vuçiç bën deklaratën e fortë: Po na kërkojnë ta dorëzojmë Kosovën, në këmbim të një dhurate të vogël

Vuçiç ndër të tjera tha se Serbisë i ofrohet garancia për anëtarësim të përshpejtuar në Bashkimin Evropian në këmbim të lejimit të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare e në veçanti në Kombe të Bashkuara. Ndërkohë shtoi se Serbia nuk e pranon këtë propozim.

17 Tetor 2022, 14:37 Nga e.k
Vuçiç bën deklaratën e fortë: Po na
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme sa i përket një "marrëveshjeje" të mundshme me Kosovën në BE për anëtarësimin e kësaj të fundit në organizatat ndërkombëtare. Kështu media serbe Blic duke iu referuar fjalëve të Vuçiç-it, shkruan se BE i ka kërkuar presidentit serb lejimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare në veçanti në Kombet e Bashkuara në këmbin të një procedure të shpejtë anëtarësimin në Union. Gjë që ështrë refuzuar nga Vuçiç.

Gjatë fjalës në tij në 20-vjetorin e BIA-s serbe, presidenti tha se perëndimi nuk po "kërcënon" sot atë si Aleksandër Vuçiç por mbarë ekzistencën e popullit serb duke ushtruar një presion të madh.

“Është hera e parë që po e them publikisht” , vazhdoi ai, duke elaboruar, siç thotë ai, presionin e madh ndaj Serbisë.

Sa i përket "kërcënimeve" të BE-së se ndaj Serbisë do të merret masa e heqjes së liberalizimit të vizave nëse vendi i tij nuk do të bashkohet me Union në sanskionet ndaj Rusisë presidenti serb u shpreh se ai nuk ka kërcënbuar kurrë askënd dhe pse vendi i tij sot po ndëshkohet më shumë se Iraku e Afganistani.

“Asgjë nuk u mjafton. Thonë problemi është refugjatët. S’ka problem, do t’ua heqim regjimin pa viza. Do t’i zgjidhim këta probleme, por s’do të mjaftojë, s’do të jetë as lajm. Le të vendosim sanksione sepse u pengon se ka një vend tjetër që qëndron dhe dëshiron të ketë mendim të pavarur, dhe nuk ka kërcënuar askënd në tokën e tij. Ne nuk kemi sulmuar askënd, por u ndëshkuam ashpër, më keq se Iraku dhe Afganistan”, tha ai.

Vuçiç foli edhe për propozimin franko-gjerman për të cilin tha se së paku edhe për pak kohë nuk do të jetë publike, por se tanimë “të gjithë po flasin për të dhe janë pozicionuar pro-dhe-kundër dhe pse akush nuk e ka parë ende.

"Plani Scholz-Macron, të gjithë flasin për të, por askush nuk e ka parë. Të gjithë tashmë kanë një mendim dhe e kanë shprehur publikisht qëndrimin e tyre", tha presidenti serb.

Në serbi ka "plasur" debati sa i takon thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi në vend në lidhje me një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë të iniciuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emannuel Macron. Sipas asaj që qarkullon dhe në mediat serbe bëhet fjalë për një marrëveshje që lejon Kosovën që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare në veçanti në Kombet e Bashkuara dhe në këmbim të kësaj Serbisë i ofrohet një procedurë e përshpejtuar anëtarësimi në Bashkimin Europian. Ndërkohë kryerdaktori dhe pronari i tabloidit serb “Informer”, Dragan J. Vuçiqeviç pak ditë më parë bëri deklaratën e fortë ku sipas tij duke iu referuar informacioneve afër presidentit serb Aleksandër Vuçiç ky i fundit po përgatitet të japë dorëheqjen dhe se marrëveshja e lartpërmendur do të nëshkruhet nga kryeministrja Ana Brnabiç e cila sipas tij do të jetë dhe presidentja e komanduar e vendit.

serbi aleksander vucic

Sondazh

Poll