Politike

Shembja e digës së HEC-it në Holtë, Rama: Ju dhashë fjalën, bukuria e këtij vendi nuk preket

23 Gusht 2019, 14:03 Nga DOSJA
Shembja e digës së HEC-it në Holtë, Rama: Ju dhashë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me shembjen e digës së HEC-it në Holtë, që nisi ditën e sotme.

Në një status në rrjetet sociale, Rama shkruan se ai kishte dhënë fjalën për këtë vendim dhe sigurisht që e ka mbajtur.

Kryeministri thekson më tej se ashtu siç ishte premtuar, bukuria e magjishme e Kanionit të Holtës nuk do të preket nga ndërtimet.

 

 

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket?

Për ne PO-ja është PO? dhe JO-ja është JO?

Dhamë fjalën publikisht që JO, ky HEC nuk do të ndërtohej aty dhe PO, ky HEC nuk do të ndërtohet aty?

Themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë themi? Duhet vetëm pak më shumë durim në përgjithësi, ju lutem?

Pas disa kërkesave për anulim, ka nisur ditën e sotme prishja e ndërtesës së HEC-it në kanionin e Holtës në Gramsh. Kanë qenë banorët që here pas herë janë ngritur në protestë, duke kërkuar anulimin e kësaj ndërtese.

Kanioni i Holtës, është një nga pasuritë e rralla të natyrës shqiptare tejet e frekuentuar nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj. Holta ofron një pamje piktoreke, e cila magjeps gjithnjë e më shumë adhuruesit e turizmit malor.

Ndërtimi i digës së HEC-it në hyrje të këtij kanioni do të përbënte një shkatërrim të kësaj pasurie natyrore.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama shembet heci ne holte edi rama shembet heci ne holte

Sondazh

Poll