Politike

PS konstituoi Këshillin në Shkodër, vjen dorëheqja e parë nga radhët e PD-së

23 Gusht 2019, 10:20 Nga DOSJA
PS konstituoi Këshillin në Shkodër, vjen dorëheqja e

SHKODËR- Sekretari i Këshillit Bashkiak në Shkodër, Suel Hadri ka dhënë dorqheqjen nga posti që ai mbante.

Në një letër  Këshillit të Bashkiak të Shkodrës dhe Kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademit, Hadri ka treguar arsyet e kësaj dorëheqje.

Në letër ai shkruan: Unë Suel Hadri, me funksion sekretar i këshillit bashkiak të shkodrës, ju njoftoj se, për arsye të mia personale, jap dorëheqjen nga funksioni i sekretarit të këshillit bashkiak Shkodër.

Pak ditë më parë ai nuk pranoi të drejtonte mbledhjen në konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak të përbërë nga socialistët, ndërsa tashmë ka zyrtarizuar dhe qëndrimin e tij.

Ndërkohë pak ditë më parë u konstitua dhe Këshilli Bashkiak në Shkdoër, Në këtë mbeldhje morën pjesë vetëm anëtarë të maxhorancës, pasi opozita po protestonte jashtë godinës. Në protestë pati dhe disa incidente, ku u qëllua me shishe uji dhe deputeti Tom Doshi. Voltana Ademi nuk e ka liruar zyrën duke thënë se nuk e njeh këshillin e ri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike konstituohet keshilli bashkiak i shkodres sekretari i keshillit te qarkut shkoder suel hadri konstituohet keshilli bashkiak i shkodres sekretari i keshillit te qarkut shkoder suel hadri

Sondazh

Poll