Politike

Zjarret në Shqipëri, apeli i Metës: Të merren masat e emergjencës

23 Gusht 2019, 11:31 Nga DOSJA
Zjarret në Shqipëri, apeli i Metës: Të merren masat e

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar për situatën e zjarreve në Shqipëri. Meta thotë se situata më shqetësuese paraqitet në Lezhë dhe Gjirokastër.

Kreu i shtetit shprehet se po ndjek nga afër me shqetësim këtë situatë, duke theksuar marrjen e masave të menjëhershme të emergjencës.

Të merren menjëherë masat efektive të emergjencës”, shprehet Meta.

Mesazhi i Ilir Metës:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve në disa qarqe të vendit, veçanërisht në Gjirokastër dhe Lezhë.

Presidenti Meta inkurajon personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor në këto qarqe, për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre.

Presidenti Meta duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.

Ditët e fundit, disa vatra zjarri janë aktivizuar në disa zona malore, duke djegur sipërfaqe të mëdha pyjore. Zjarre kanë rënë në malin e Trebeshinës në Tepelenë, duke djegur kurorën e malit të gjelbër, si dhe në malin e Shëngjinit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta reagon meta per zjarret zjarret ne shqiperi ilir meta reagon meta per zjarret zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll