Politike

"Duam hisen tonë"/ Pas pedagogëve edhe Shoqata e të Burgosurve Politikë në protestë

Protestuesit kërkuan më shumë kujdes nga ana e institucioneve shtetërore dhe kërkuan ndihmë nga shteti.

17 Tetor 2022, 11:20 Nga f.g
"Duam hisen tonë"/ Pas pedagogëve edhe Shoqata e të
Foto nga protesta

TIRANE- Vjeshta ka nisur më e gjallë politikisht nga ç'pritej. Edhe pse njoftimi për protesta popullore u dha nga Partia Demokratike, protestat po zhvillohen në fronte të tjera. Sot në protesta janë pedagogët që kërkojnë rritje pagash, ndërsa të shtunën në protestë ishin edhe shoqatat e Invalidëve.

Paralel me pedagogët sot, në protestë kanë dalë edhe dhjetëra aktivistë të shoqërisë civile dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë. Protestuesit kërkuan më shumë kujdes nga ana e institucioneve shtetërore dhe kërkuan ndihmë nga shteti.

Ata takuan edhe deputetenm e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku me të cilën ndanë shqetësimet e tyre. Në duar mbanin një pankartë ku shkruhen "Duam hisen (pjesën) tonë"./Dosja.al

protesta e te burgosurve

Sondazh

Poll