Bota

Masakra e Cetinjes/ Del autopsia e Vuk Boriloviç; nga 5 plumbat në trup, vetëm një ishte nga Policia. Kush ishte agresori tjetër?

Raporti i autopsisë për trupin e Vuk Boriloviçit, i cili vrau dhjetë dhe plagosi gjashtë persona në Cetinje në mes të gushtit, tregoi se të gjitha plumbat kishin dhënë goditje fatale tek ai.

16 Tetor 2022, 22:46 Nga k.m.
Masakra e Cetinjes/ Del autopsia e Vuk Boriloviç; nga 5 plumbat në
Vuk Boriloviç

MALI I ZI- Një person, ende i paidentifikuar, e ka qëlluar Boriloviçin me katër predha, ndërsa vrasësi është goditur me vetëm një plumb nga arma e policit. Raporti i autopsisë për trupin e Vuk Boriloviçit, i cili vrau dhjetë dhe plagosi gjashtë persona në Cetinje në mes të gushtit, tregoi se të gjitha plumbat kishin dhënë goditje fatale tek ai. Por deri më tani, askush nuk mund të thotë se kush e qëlloi agresorin mesditën e 12 gushtit.

Ditën e ngjarjes, përveç Policisë u raportua se kishte qëlluar dhe një person tjetër, i cili e vetëdorëzoi armën e tij për t'ju nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Por plumbat në trupin e agresorit nuk përputhen me atë të armës. Ky detaj shton misterin se kush qëlloi mbi agresorin dhe përse nuk është dorëzuar ende në Policinë e shtetit fqinjë që u trondit nga masakra e pak muajve më parë. 

Boriloviçi punonte në pyll dhe kishte shumë armë gjahu dhe municione në shtëpi. Rreth orës 15:30, ai trokiti në derën e një banese të veçantë në shtëpinë e tij, banesën ku banonte familja Martinoviç. Ata ishin qiramarrësit e tij. Në banesë ishin infermierja Natasha Pajoviç Martinoviç (35) dhe dy djemtë e saj - Marko, 11 vjeç dhe 3 vjet më i ri Mašan. Sipas asaj që dihet deri më tani, dyshohet se ka pasur një debat pas së cilës Boriloviç ka qëlluar.

Djemtë u përpoqën të fshiheshin, por vrasësi nuk i kurseu - ai vrau pa mëshirë fëmijët e pafajshëm. Ai ka plagosur rëndë nënën e tyre. Pasi ka masakruar një grua të pafajshme dhe dy djemtë e saj, vrasësi del nga shtëpia dhe telefonon në celular Millosh Martinoviçin, bashkëshortin e Natashës së plagosur rëndë dhe i tha: Të kam vrarë familjen dhe familjen time!

Në 45 minutat e mëpasshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij në qytetin Cetinje, vrau dhe 7 të tjerë. Mali i Zi shpalli tre ditë zie kombëtare. Ndërsa një ceremoni e veçantë u zhvillua në Cetinje me prezencën e autoriteteve më të larta shtetërore si presidenti dhe kryeministri. Kjo është ngjarja më e rëndë dhe më shokuese në historinë e këtij shteti.

mali i zi masakra e cetinjes vuc borilovic masakra ne malin e zi

Sondazh

Poll