Bota

E gjeti gruan mes plehrave/ Si u zhduk nga rrjedha e ujit nëna e dy fëmijëve në Kretë, burri u zhyt vetë ta nxirrte

Në momentin kur moti i keq kapi kulmin, 49-vjeçarja po shkonte me 50-vjeçarin në Agia Pelagia për të pastruar shtëpinë e tij, kur tentoi të hapte derën për të dalë dhe për të shpëtuar veten.

16 Tetor 2022, 20:18 Nga k.m.
E gjeti gruan mes plehrave/ Si u zhduk nga rrjedha e ujit nëna e dy
Eugenia Sifaki Kyrilova

GREQI- Dy persona kanë humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme nga ujërat e vrullshme që “përmbytën” në Kretë. Një nga dy personat e vdekur ishte 49-vjeçarja Eugenia , e cila ishte zhdukur deri në mëngjesin e sotëm, kur fatkeqësisht u gjet e pajetë nga bashkëshorti i saj. Siç raporton neakriti.gr, bëhet fjalë për Eugenia Sifaki Kyrilova, e cila udhëtonte në të njëjtën makinë me 50-vjeçarin Kostas Vergakis, i cili gjithashtu u rrëmbye nga ujërat dhe vdiq.

Në momentin kur moti i keq kapi kulmin, 49-vjeçarja po shkonte me 50-vjeçarin në Agia Pelagia për të pastruar shtëpinë e tij, kur tentoi të hapte derën për të dalë dhe për të shpëtuar veten. Por si rezultat i humbi nga rrjedha e ujit. Gruaja ishte nënë e dy fëmijëve u gjet e mbuluar nga një pirg me plehra. Sipas informacioneve të cretapost, Michalis Sifakis sapo ka parë gruan e tij nga larg, është hedhur në det për ta shpëtuar.

Me të dalë në vendngjarje ai informoi zhytësit, megjithatë fillimisht ishte dhe vetë konfuz nëse ajo që kishte parë vërtet trup njeriu. Kujtohet se 49-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, kishte shkuar me 50-vjeçarin për të pastruar shtëpitë e zonës, por për shkak të reshjeve të shiut ata vendosën të ktheheshin në Heraklion, gjë që nuk ndodhi kurrë. Shoferi i pafat u gjet i vdekur dje në makinën e tij.

eugenia sifaki kyrilova permbytje ne krete

Sondazh

Poll