Bota

“Më puthi në buzë, pastaj...”, detaje tronditëse nga abuzimi i 19-vjeçares greke nga 2 policë brenda Komisariatit. Njëri e filmoi me "GoPro"

Dy efektivët e policisë i janë ofruar të resë se do ta shoqëronin në komisariat, e kanë çuar në “dhomat e zhveshjes” në katin përdhes dhe e kanë dhunuar me radhë. Madje njëri prej tyre mbante veshur një kamera portative GoPro në momentin e aktit.

16 Tetor 2022, 20:36 Nga k.m.
“Më puthi në buzë, pastaj...”, detaje tronditëse
Foto ilustruese

GREQI- Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi, ku një vajzë 19-vjeçare është përdhunuar nga dy punonjës policie në Komisariatin e Omonias. Sot, vajza u ka treguar kolegëve të të pandehurve se çfarë ka ndodhur. Sipas dosjes së zbuluar nga protothema.gr, dy efektivët e policisë i janë ofruar të resë se do ta shoqëronin në komisariat, e kanë çuar në “dhomat e zhveshjes” në katin përdhes dhe e kanë dhunuar me radhë. Madje njëri prej tyre mbante veshur një kamera portative GoPro në momentin e aktit. 

19-vjeçarja në dëshminë e saj nis të përshkruajë se si janë zhvilluar momentet e tmerrshme që ka përjetuar në orët e para të së mërkurës së kaluar, duke thënë se gjithçka nisi kur “gjatë bisedës sonë më thanë se rreth orës 1 do të përfundonte turni i tyre dhe do të shkonim në komisariatin e Omonias që të njiheshim më mirë”.

“Mbaj mend që më thanë të ulesha në një kafene që ishte afër repartit, e cila ishte e mbyllur për shkak të kohës dhe biseduam. Më pas më ofruan të më tregonin ambientet e godinës ku ndodhej reparti. Unë rashë dakord dhe ata më çuan pranë kullës së vrojtimit në hyrje, në të djathtë të zonës përdhese, dhe pasi zbritëm disa shkallë, arritëm në një dhomë që kishte një derë që nuk mbyllej dhe brenda kishte vetëm një tavolinë metalike”, vazhdoi përshkrimin në dëshminë e saj 19 vjeçare .

Sipas saj, më pas “u futa në dhomë bashkë me tre policët. Unë u ula ndërsa ata ishin në këmbë dhe ne biseduam. Pastaj (…) tha që të të lë vetëm me 'fëmijët'. I fundit pa më thënë asgjë filloi të më puthte në gojë dhe unë edhe pse në fillim nuk u përgjigja, pastaj nga frika iu përgjigja dhe e putha. Më pas ai hoqi rripin dhe armën. Isha në shok, nuk mund të flisja”.

Çfarë pretendon avokati i njërit prej policëve

Për SKAI-n ka folur edhe avokati i njërit prej dy policëve të akuzuar, i cili argumenton se 19-vjeçarja ka shkuar e vetme në repart, pa lënë takim me efektivët e policisë siç pretendon ajo. Ai shton se paditësja nuk ka reaguar, nuk ka kundërshtuar, nuk ka bërë rezistencë.

"Ishte në një dhomë me derë të hapur, a nuk dëgjoi kush gjë?,"- pyet avokati. 

Duke zbuluar një pjesë të mbrojtjes së klientit të tij, ai argumentoi gjithashtu se akti seksual ka ndodhur me pëlqimin e 19-vjeçares.

greqi

Sondazh

Poll