Bota

Kjo ndodh veç në Kinë/ Në kongresin e Partisë Komuniste edhe çaji shërbehet me disiplinë ushtarake (VD)

Lëvizjet e koordinuara të kamerierëve i ngjajnë një "koreografie". 

16 Tetor 2022, 19:08 Nga k.m.
Kjo ndodh veç në Kinë/ Në kongresin e Partisë
Kinë

KINË- Edhe çaji në kongresin e Partisë Komuniste Kineze nuk mund të shërbehet pa rregull dhe protokoll. Video që bën xhiron e botës, tregon sesi kamarieret kryejnë lëvizje të koordinuara për të servirur çajin. Presidenti kinez Xi Jinping pritet të sigurojë një mandat të tretë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm i partisë në pushtet në kongresin e Partisë Komuniste Kineze që nisi sot në Pekin.

Siç njoftoi Sun Geli, konferenca në fjalë do të zgjasë deri më 22 tetor. Kongresi i CCP, i cili mbahet çdo pesë vjet, pritet këtë vit të rinovojë ekipin udhëheqës të Kinës duke i siguruar Xi Jinping një mandat të ri.

Një ditë pas përfundimit të tij, më 23 tetor, do të zbardhet përbërja e Komisionit të ri të Përhershëm të Byrosë Politike. Në total, rreth 2,300 delegatë do të takohen me dyer të mbyllura pas ceremonisë së hapjes së konferencës në Sallën e Madhe të Popullit në anën perëndimore të sheshit Tiananmen në qendër të Pekinit. Xi Jinping, 69 vjeç, do të bëjë një pasqyrë të arritjeve të tij të pesë viteve të fundit dhe do të përcaktojë planet për pesë vitet e ardhshme në një fjalim televiziv.

kine

Sondazh

Poll