Qeveria e re në Itali/ Përplasja Meloni-Berlusconi e bën Salvinin të lumtur
Liderët e qendrës së djathtë po përpiqen të hedhin ujë mbi zjarrin e përplasjes që ndodhi në Senat mes ish-kryeministrit dhe kryeministres së ardhshme në Itali.
ITALI- Po punohet edhe të dielën në qendrën e djathtë. Kjo me qëllim për të ndërtuar ekipin qeveritar, por mbi të gjitha për të ndrequr përçarjen midis Giorgia Melonit dhe Silvio Berlusconit. Një dorë e shtrirë nga Fdi (Fratelli D'Italia) ndaj drejtuesve të Forza Italia.
Liderë të ndryshëm të qendrës së djathtë hedhin ujë mbi zjarrin e përplasjes që ndodhi të enjten në Senat. Giorgia Meloni pret një falje nga Berlusconi për nofkat që i vendosi. Justifikime nuk do të vijnë, të paktën publikisht. Por, nga e gjithë kjo duket se fiton Salvini, personazhi që deri para pak kohësh dukej se do të spostohej nga qeveria.
Ministritë më të rëndësishme në këtë pikë kanë favoritë. Sipas zërave të fundit, Antonio Tajani (i cili është përfaqësuesi i krahut më të butë ndaj Melonit) duhet të jetë ministri i jashtëm i ardhshëm. Raffaele Fitto, ish-punonjës i Policisë, duket senuk ka rivalë për departamentin e Çështjeve Evropiane, Adolfo Urso nuk ka gjasa të befasojë në Ministrinë e Mbrojtjes, Carlo Nordio shkon tek Drejtësia dhe Marina Elvira Calderone drejtohet tek Ministria e Punës. Francesco Rocca, president i Kryqit të Kuq Italian, është favorit për Ministrinë e Shëndetësisë. Gennaro Sangiuliano, drejtori aktual i Tg2, mund të shkojë në dikasterin e Kulturës. Guido Crosetto, mund të jetë ministri i Zhvillimit Ekonomik. Ministria e Bujqësisë do të shkojë tek aleatët e Ligës: është një dikaster i lakmuar, ky drejtuesi bën “fushate elektorale të përhershme”, sepse puna të lejon të udhëtosh në të gjithë vendin dhe të ruash kontakte me shumë federata dhe shoqata.
Gianmarco Centinaio ndoshta do të marrë këtë post. Giancarlo Giorgetti duhet të jetë ministri i ardhshëm i Thesarit, Matteo Salvini, do vendoset tek Infrastruktura; prefekti Matteo Piantedosi (ish-kreu i kabinetit të vetë kreut të Lega-s) vendoset tek Ministria e Brendshme, ndërsa Roberto Calderolin në Çështjet Rajonale.
Por Ministria e Shëndetësisë mund të shkojë tek Forza Italia, edhe pse do të varet nga kthesa e përplasjes mes Giorgia Melonit dhe Silvio Berlusconit.
Tani nuk ka shumë deputetë të gatshëm të ndjekin liderin e vjetër në një përballje të mundshme kokë më kokë me kryeministrin e ardhshëm. Kështu që "Forza Italia" do të duhej të kënaqej me katër ministri, nga të cilat vetëm dy janë të rëndësishme. Brenda Fratelli d'Italia mbizotëron bindja se pakti i koalicionit do të rezistojë dhe Lega e Matteo Salvinit, i cili e gjen veten thuajse rastësisht në rolin e ri, do të mbushet me dikastere, ndoshta përtej të gjitha pritshmërive.
Sondazh
VIDEO/ 'Ky nuk është babai im', 37-vjeçari në SHBA vjedh një kamion bashkë me dy fëmijët e pronarit brenda
Kevin Smith në momentin e arrestimit nga Policia SHBA- Autoritetet në Florida arrestuan një 37-vjeçar të identifikuar si Ke...
Mediat britanike: Trupat iranianë kanë hyrë fshehurazi në Ukrainë, po ndihmojnë forcat ruse
Foto ilustruese UKRAINË- Trupa iraniane janë dërguar fshehurazi në vijën e frontit të Ukrainës për të ndihmua...
Shkencëtarët japin lajmin e mirë: Kura për kancerin, e arritshme. Mund të dalë në treg para 2030
Ozlem Tureci dhe Ugur Sahin GJERMANI- Një kurë për kancerin është e arritshme dhe mund të jetë e disponueshme për p...
Përmbytjet në ishullin e Kretës, shkon në dy numri i viktimave, gjendje alarmi edhe sot për shkak të reshjeve të furishme
Pamje nga përmbytjet GREQI- Shkon në dy persona numri i të vdekurve në rajonin e Heraklion si pasojë e përmbytjeve të m&...
Mbreti Charles shet 12 kuaj nga stalla e Elizabeth, në ankand gjithashtu edhe ‘Love Affairs’, kampioni i fundit i Mbretëreshës
Mbretëresha Elisabeth II BRITANI- Mbreti Charles do të shesë 12 kuaj garash që i përkasin nënës së t...
Merret vendimi/ Arushët e lënë për nder të Mbretëreshës Elisabeth II do jepen për bamirësi
Camilla ANGLI- Më shumë se një mijë arinj Paddington dhe pelushi të tjerë të lënë nga publiku në kujtim ...
Rusia vazhdon sulmet ajrore në qytetet e Ukrainës
Ukraine UKRAINË- Forcat ruse po vazhdojnë të shënjestrojnë infrastrukturën civile në qytete dhe fshatra anembanë Uk...
“Përplasi një fëmijë me makinë dhe u shpall e pafajshme”, PDK kërkon shkarkimin e ministres së Industrisë
Abelard Tahiri, dhe Blerta Deliu (Kodra) KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar sot shkarkimin e ministren e Industrisë d...
Refuzoi të dirigjojë në një koncert në Kherson, rusët vrasin dirigjentin ukrainas
Yuriy Kerpatenko UKRAIN- Ushtarët rusë kanë qëlluar për vdekje një muzikant ukrainas në shtëpinë e tij pasi ai...
Lakuriq dhe të lënduar, shpëtohen 92 emigrantë në Greqi, Athina akuza Ankarasë për trajtim çnjerëzor
Emigrantet GREQI- Të paktën 92 emigrantë të cilët ishin braktisur në brigjet e lumit Evros , janë shpëtuar nga poli...
