Bota

Mediat britanike: Trupat iranianë kanë hyrë fshehurazi në Ukrainë, po ndihmojnë forcat ruse

Deri në 50 specialistë të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) janë dërguar në frontin jugor dhe lindor me qindra drone Shahed-136.

16 Tetor 2022, 16:11 Nga k.m.
Mediat britanike: Trupat iranianë kanë hyrë fshehurazi në
Foto ilustruese

UKRAINË- Trupa iraniane janë dërguar fshehurazi në vijën e frontit të Ukrainës për të ndihmuar në trajnimin e forcave të Moskës se si të operojnë dronët. Deri në 50 specialistë të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) janë dërguar në frontin jugor dhe lindor me qindra drone Shahed-136. Lajmin e ka bërë me dije "Dailymail".

Pavarësisht mohimeve nga regjimi iranian se forcat e tyre po përfshihen në konflikt, trupat e IRGC thuhet se janë vendosur në Dzankoi në Krime dhe Kherson në jug, ku një ekip rus tashmë është shkatërruar. Një burim ukrainas i tha gazetës: Të paktën një nga ekipet iraniane është goditur kohët e fundit dhe ata janë duke u gjurmuar në mënyrë aktive. Specialistët e IRGC-së po ndihmojnë Rusinë në sulmet e tyre të tmerrshme ndaj civilëve dhe sigurisht që ata janë në shënjestër.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi Rusinë në fillim të kësaj jave për përdorimin e UAV-ve të prodhimit iranian Shahed-136 - të njohur gjithashtu si drone vetëvrasëse - kundër objektivave ushtarakë dhe civilë. Teherani ka mohuar se i ka shitur dronë Rusisë, por ka prova në rritje se Moska është duke marrë armë nga ta.

trupa iraniane iran lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll