Art&Argëtim

Çmimet Grammy, Drake dhe The Weekend tërheqin albumet! Vijojnë mosmarrëveshjet

Ky është viti i dytë që dy artistët mbajnë këtë qëndrim ndaj çmimeve kryesore. The Weeknd në një intervistë për Billboard, në janar 2021, kishte theksuar se Grammy-t e “snobuan” atë.

16 Tetor 2022, 15:54 Nga e.k
Çmimet Grammy, Drake dhe The Weekend tërheqin albumet! Vijojnë
Drake dhe ëeeknd Boycott

SHBA- Më 15 nëntor pritet të shpallen nominimet për çmimet Grammy, por dy prej artistëve më të njohur në botë do të mungojnë në listat për çmimet muzikore të vitit 2023. Sipas Pitchfork, as Drake dhe as The Weekend nuk kanë dorëzuar albumet e tyre në akademi, duke bojkotuar efektivisht, edhe për një vit, çmimet më prestigjioze të muzikës. 

Ky është viti i dytë që dy artistët mbajnë këtë qëndrim ndaj çmimeve kryesore. The Weeknd në një intervistë për Billboard, në janar 2021, kishte theksuar se Grammy-t e “snobuan” atë.

“Më goditën nga hiçi. Nuk e di nëse ishte trishtim apo zemërim. Mendoj se ishte thjesht konfuzion. Por doja përgjigje për të më treguar se çfarë ndodhi", tha ai.

Drake dhe The Weeknd, të cilët patën sukses të madh me albumet e tyre ''Honestly, Nevermind' dhe 'Dawn FM', nuk do të performojnë në Grammy. Megjithatë siç u tha, ata do të shfaqen normalisht me këngët, në të cilat kanë bashkëpunuar me artistë të tjerë.

Mosmarrëveshja e Drake me Grammy-t
Drake prej disa vitesh kja mosmarrëveshje me Grammy-n dhe gjithçka filloi me një çmim që iu mohua në vitin 2017. Mosmarrëveshja e tij me akademinë ka të bëjë me vendimet e tyre për të vendosur këngët e tij në kategori që nuk korrespondojnë ndaj saj, si në rastin e hitit “Hotline Bling”, që ishte në kategorinë e repit, në vend të popit.

Në ceremoninë e mëparshme të ndarjes së çmimeve muzikore, Drake tërhoqi këngët e tij "Certified Lover Boy" dhe "ëy 2 Sexy" për të mos konkurruar fare. 

Qëndrimi i Weeknd për Grammy-t
Nga ana e tij, Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, filloi grindjen e tij me Grammys vitin e kaluar pasi albumi i tij 'After Hour' dhe kënga e tij jashtëzakonisht popullore 'Blinding Lights' nuk u propozuan.

drake the weekend

Sondazh

Poll