Art&Argëtim

"Bëhuni gati", Alban Skënderaj paralajmëron se do të sjellë ‘diçka historike’

donëse preferoi që të mos zbulonte nëse bëhej fjalë për një tjetër koncert recital, ylli i muzikës pohoi se do të jetë diçka spektakolare dhe historike. Megjithatë, do të duhet të presim deri vitin tjetër pasi, siç theksoi Albani, sapo kanë nisur përgatitjet dhe është shumë herët për detaje.

16 Tetor 2022, 13:09 Nga e.k
"Bëhuni gati", Alban Skënderaj paralajmëron se do
Alban Skënderaj

TIRANË- Alban Skënderaj është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun. Ai numëron plot 20 vite karrierë ku ka ditur gjithmonë të sjellë hite që u kanë rezistuar kohëve.

Së fundmi, i ftuar në emisionin "Më lër të Flas" ai ka paralajmëruar “diçka të madhe”. Ndonëse preferoi që të mos zbulonte nëse bëhej fjalë për një tjetër koncert recital, ai pohoi se do të jetë diçka spektakolare dhe historike. Fansave do u duhet të presin deri vitin tjetër pasi, siç theksoi Albani, sapo kanë nisur përgatitjet dhe është shumë herët për detaje.

“Është një sfidë dhe do të kisha shumë dëshirë, po flasim me stafin dhe jemi në hapin e parë. Dua të bëj diçka historike dhe spektakolare. Dua të jetë ai kulmi kur edhe unë të vendos një gur në historinë e muzikës. Është ende herët por ndoshta vitin tjetër mund të jetë gati. Bëhuni gati për diçka të madhe.”, tha ai.

alban skenderaj

Sondazh

Poll