Art&Argëtim

VIDEO/ Capital T: Tradhtia është “nderi më i madh” që më kanë bërë

Ai shtoi se kjo është "gjëja me e mirë" që i kanë bërë në jetë. 

16 Tetor 2022, 10:13 Nga e.k
VIDEO/ Capital T: Tradhtia është “nderi më i madh”
Capital T

TIRANË- Trim Ademi ose ashtu siç e njohim të gjithë me emrin e tij të artit Capital T është treguar gjithmonë hermetik për jetën e tij private duke na treguar pak ose aspak nga jeta e tij. Por duket se në intervistën e fundit ai i ka thënë të gjitha. Në një intervistë për "Zë me Mirën" Capital T tregoi se është tradhtuar nga ish-i i tij. 

Ai shtoi se kjo është "gjëja me e mirë" që i kanë bërë në jetë. 

"Po. Por ka qenë ndoshta nderi më i madh që më kanë bërë në jetë. Ajo (tradhtia) më ka bërë më mirë dhe më ka bërë të kuptoj shumë gjëra. Kam qenë shumë i ri. Kam hyrë në analiza, për shembull, që s’i kisha menduar në atë moshë që pamja s’është gjithçka, që mund të jetë diçka tjetër. Ishte katastrofik, më i keq se unë dhe pose nuk mund të gjykoj njerëzit", tha reperi.

capital t

Sondazh

Poll