Art&Argëtim

Princ Harry tradhëtoi Meghan? Biografia: Kishte një romacë me një modele, e takoi në festë, i mori numrin dhe e bombardoi me SMS

Kjo romancë supozohet të ketë ndodhur pasi Harry ishte lidhur me Meghan, me të cilën u martua katër vjet më pare.

15 Tetor 2022, 23:42 Nga F.M
Princ Harry tradhëtoi Meghan? Biografia: Kishte një romacë me
Sarah Ann Macklin, Prince Harry dhe Meghan Markle

SHBA- Princi Harry dyshohet se mund të ketë pasur një aventurë me modelen Sarah Ann Macklin gjatë kohës që ka qenë i lidhur me gruan e tij aktuale, Meghan Markle. Këtë gjë e ka zbuluar Angela Levin, e cila shkroi biografinë e Princit Harry, në të cilën shprehej se Harry dhe Macklin filluan të flisnin pas një takimi që patën në një festë private.

Kjo romancë supozohet të ketë ndodhur pasi Harry ishte lidhur me Meghan, me të cilën u martua katër vjet më pare.

“Gjatë fazave shumë të hershme të marrëdhënies së tij me Meghan, Harry mendohej se kishte dalë në takime edhe me modelen e Burberry, Sarah Ann Macklin. Ata u takuan në një festë private, ai ia mori numrin dhe e bombardoi me mesazhe, por doli të ishte vetëm një gjë kalimtare. Një mik tha: “Ata vazhdojnë, por janë krejt të ndryshëm. Harry ishte i paangazhuar.” Ka pasur gjithashtu një konfuzion nëse Meghan ishte ndarë apo jo në atë kohë me të dashurin e saj prej dy vitesh, kuzhinierin e famshëm Cory Vitiello”.

Princi Harry dhe Meghan kanë dy fëmijë e jetojnë në Shtetet e Bashkuara. ndërsa Sarah Ann Macklin vazhdon karrierën e saj si modele. Nga ana e çiftit dhe e modeles nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me deklaratat e dala nga biografia e shkruar nga Angela Levin.

princ harry meghan markle sarah ann macklin

Sondazh

Poll