Art&Argëtim

Barbana kujton të vëllanë në ditën e lindjes së tij: Ergi, do jepja jetën time veç të festoja me ty

Këngëtarja shkruan se asgjë që jeton sot, nuk është e njëjtë për të që nga dita që nuk ka më Ergin pranë.

15 Tetor 2022, 16:39 Nga F.M
Barbana kujton të vëllanë në ditën e lindjes së
Barbana dhe Ergi Dini

TIRANË- Këngëtarja shqiptare Barbana Dini ka kutuar vëllanë e saj të ndjerë, ditë nqë ai do të mbushte 28 vjeç nëse do të ishtë gjallë. Në një postim në Instageam, këngëtarja shkruan se asgjë që jeton sot, nuk është e njëjtë për të që nga dita që nuk ka më Ergin pranë.

“Sot është ditëlindja jote ëngjelli im, Ergi! Sot do jepja gjithçka,edhe jeten time, të isha duke festuar per ty,por gjithçka ndjej dhe kam është një dhimbje dhe mall që më gërryen shpirtin çdo ditë. Edhe lumturia nuk është lumturi pa ty… Nga njëra anë kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën time,nga ana tjetër nuk ka ndryshuar asgjë…mungon TI pika ime e dobët, që më “detyroi” të bëhem e fortë!”, -shkruan Barbana krah një fotoje me Ergin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Barbana Dini (@barbana_ergidini)

Ergi Dini, një yll në ngritje i muzikës shqiptare humbi jetën në një aksident fatal me motor në Tiranë. Dini vdiq bashkë me mikun e tij, Kleidi Halili.

barbana dini ergi dini

Sondazh

Poll