16 Tetor 2022, 15:42
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- 19 qytetarë janë të infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 313 testime, ku 19 prej tyre kanë rezultuar të infektuar nga pandemia. Mirëpo fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 2 pacientë.
NJOFTIMI I PLOTË:
16 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 313 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 19 qytetarë, në këto bashki: 9 në Tiranë, 3 në Durrës, 2 në Delvinë, nga 1 qytetarë në Mat, Fier, Patos, Mallakastër, Vlorë. Janë 256 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,644 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (16 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 19
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 313
Testime totale 1,990,227
Raste pozitive 331,492
Raste të shëruara 327,644
Raste Aktive 256
Humbje jete 3,592
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 185
Fier 20
Elbasan 13
Shkodër 9
Vlorë 8
Gjirokastër 6
Berat 5
Durrës 5
Korçë 3
Lezhë 1
Dibër 1
koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi
Aktualitet
16 Tetor 2022, 15:26
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Dikur ndaj tij ishte ngritur akuzë për falsifikim dokumentash, por nuk ka pasur një vendim të form&...
Aktualitet
16 Tetor 2022, 14:20
e.k
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një aksident automobilistik është shënuar pak më parë në vendin e quajtur “Rreth...
Aktualitet
16 Tetor 2022, 13:18
e.k
Policia Elbasan
ELBASAN- Një 59-vjeçar i identifikuar me inicialet A.L ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit pasi...
Aktualitet
16 Tetor 2022, 12:35
I.A
Policia
TIRANË- Policia ka reaguar për efektivin e e rrugores Florenc Bicerri që u kap në Turqi me drogë. Me anë të...
Aktualitet
16 Tetor 2022, 12:28
e.k
Silvana Balliu
TIRANË- Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për dietologen e arrestuar...
Aktualitet
16 Tetor 2022, 12:16
I.A
Policia
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë për arrestimin e efektivit të policisë rrugore të Tiranës në...
Aktualitet
16 Tetor 2022, 12:10
I.A
Florenc Bicerri
TIRANË- Fotoja e mëposhtme është e efektivit të Policisë Rrugore që u arrestua nga Turqi. Florenc ...
Aktualitet
16 Tetor 2022, 12:05
e.k
Pamje nga protesta
RUBIK- Banorët e Rubikut janë ngritur në protestë pas bllokimit të hyrjes në anën lindore të qyt...
Aktualitet
16 Tetor 2022, 11:42
I.A
Policia
TIRANË- Një efektiv i policisë rrugore në Tiranë është arrestuar në Turqi pasi u kap me drogë. M&...
Aktualitet
16 Tetor 2022, 11:37
I.A
Gjykata e Apelit
SHKODËR- Dikur ndaj tij ishte ngritur akuzë për falsifikim dokumentash, por nuk ka pasur një vendim të formë...