Aktualitet

I përfshirë në trafik ndërkombëtar të drogës, arrestohet në Turqi efektivi i Policisë Rrugore, AMP nis hetimet

Mësohet se në pranga ka rënë efektivi Florenc Bicerri së bashku me një person tjetër që e shoqëronte Kujtim Çeliku, i cili rezulton i dënuar më parë për vjedhje. 

16 Tetor 2022, 11:42 Nga I.A
I përfshirë në trafik ndërkombëtar të drogës,
Policia

TIRANË- Një efektiv i policisë rrugore në Tiranë është arrestuar në Turqi pasi u kap me drogë. Mësohet se në pranga ka rënë efektivi Florenc Bicerri së bashku me një person tjetër që e shoqëronte Kujtim Çeliku, i cili rezulton i dënuar më parë për vjedhje. 

Bicerri ka marrë leje nga puna më datën 5 tetor dhe ka udhëtuar drejt Turqisë. Gjatë kontrollit nga ana e policisë turke, Bicerrit së bashku me Çelikun dhe një person të tretë më emrin Adrian Qirici, i janë gjetur një sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike.  

Po ashtu bëhet me dije se Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për efektivin që dyshohet të jetë përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.  


kujtim Çeliku florenc bicerri adrian qirici

Sondazh

Poll