Aktualitet

Automjeti del nga rruga pas përplasjes me mjetin tjetër dhe "merr përpara" kalimtaren! Dërgohet me urgjencë në spital

Mësohet se e plagosura është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Gjirokastër ku po merr ndihmë mjekësore. 

16 Tetor 2022, 14:20 Nga e.k
Automjeti del nga rruga pas përplasjes me mjetin tjetër dhe "merr
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një aksident automobilistik është shënuar pak më parë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i lagjes Punëtore”, në Gjirokastër.

Mësohet se dy makina që drejtoheshin nga shoferët e identifikuar me inicialet A.B dhe R.K janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë një nga mjetet ka dalë nga rruga duke përplasur një kalimtare të identifikuar me inicialet V.B

Mësohet se e plagosura është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Gjirokastër ku po merr ndihmë mjekësore. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 13:35, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i lagjes Punëtore”, Gjirokastër, automjeti me drejtues shtetasin A. B., është goditur me automjetin me drejtuese shtetasen R. K. Për pasojë automjeti me drejtuese shtetasen R. K., ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar shtetasen V. B., e cila u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksidentet rrugore gjirokaster

Sondazh

Poll