Aktualitet

U arrestua në Turqi, dalin detaje për efektivin Bicerri, komisariati rrugor kishte nisur hetimin disiplinor

Mësohet se në datë 5 tetor ai ka kërkuar leje nga puna dhe është nisur në Turqi.

16 Tetor 2022, 12:16 Nga I.A
U arrestua në Turqi, dalin detaje për efektivin Bicerri, komisariati
Policia

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë për arrestimin e efektivit të policisë rrugore të Tiranës në Turqi Florenc Bicerri. Mësohet se në datë 5 tetor ai ka kërkuar leje nga puna dhe është nisur në Turqi.

Por bëhet me dije se që prej datës 8 tetor, komisariati rrugor ka nisur hetimin disiplinor për efektivin si dhe procedurën për largim nga puna, për shkak të mosparaqitjes në punë.

Për efektivin që dyshohet të jetë përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike bëhet me dije se Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet.

florenc bicerri

Sondazh

Poll