Aktualitet

Bllokohet hyrja në anën lindore të Rubikut, banorët në protestë: Po na izoloni!

Ata e konsiderojnë izolim këtë veprim. Protestës së banorëve i është bashkuar edhe deputeti demokrat Kastriot Piroli.

16 Tetor 2022, 12:05 Nga e.k
Bllokohet hyrja në anën lindore të Rubikut, banorët në
Pamje nga protesta

RUBIK- Banorët e Rubikut janë ngritur në protestë pas bllokimit të hyrjes në anën lindore të qytetit. Ata janë mbledhur në rrugën e Kombit.

“Ka qenë e gabuar! Ke shkolla ke çerdhe dhe ne na duhet të bëjmë 5 km për të dalë te shtëpia. Unë të bëj 5 km të bie nëpër qytet që të shkoj në shtëpinë time, nuk bëhet. Vendimin e ka marrë ai përgjegjësi i autostradës. Kemi dalë në grevë për të hapur hyrjen!”, tha një prej protestuesve.

"Këtu po mbetemi gjithnjë e më pak njerëz, por është e rëndësishme që edhe këta pak që jemi të tregojmë që jemi gjallë", tha një tjetër banore.

Ata e konsiderojnë izolim këtë bllokim të rrugës. Sipas banorëve, rruga ka qenë ekzistuese dhe para ndërtimit të rrugës së Kombit prandaj ata kërkojnë të jetë si më parë. Një prej banorëve u shpreh se qyteti është në rrezik dhe kërkon që t’i jepet dritë jeshile që të bëjnë një jetë ndryshe.

"Nëse kjo rrugë hyrje-dalje e Rubikut në këtë veri që jemi ne, duhet të jetë e hapur se cdo gjë vdes në Rubik. Një Rubiku të vogël nu ki japin një xhep. Kam një mik nga Prizreni, nuk vjen ta bëjë një punë tek unë. Kam një mik nga Fushë-Arrëzi, as ai nuk vjen me u fut këtu. Kam një mik me autobus të Rrëshenit që futet me hile. Nëse duhet të zbatohet ligji, t’i hapet një rrugë jeshile Rubikut që të jetojë se është në pikë të hallit,”- tha banori nga protesta.

Banorët kërkojnë hapjen e degëzimit, pasi në të kundert reagimi i tyre do të përshkallëzohet. Ata shprehen se përballë heshtjes së institucioneve vendore ata po përgatisin një peticion dhe do t'ua dërgojnë institucioneve qëndrore.

rubik

Sondazh

Poll