Bota

Lakuriq dhe të lënduar, shpëtohen 92 emigrantë në Greqi, Athina akuza Ankarasë për trajtim çnjerëzor

Protothema shkruan se autoritetet greke akuzojnë Turqinë për trajtim ‘çnjerëzor’ të emigrantëve, duke bërë me dije se i kanë gjetur ato totalisht të zhveshur dhe të braktisur.

16 Tetor 2022, 14:09 Nga I.A
Lakuriq dhe të lënduar, shpëtohen 92 emigrantë në
Emigrantet

GREQI- Të paktën 92 emigrantë të cilët ishin braktisur në brigjet e lumit Evros , janë shpëtuar nga policia kufitare greke në bashkëpunim me Frontex. Protothema shkruan se autoritetet greke akuzojnë Turqinë për trajtim ‘çnjerëzor’ të emigrantëve, duke bërë me dije se i kanë gjetur ato totalisht të zhveshur dhe të braktisur.

Emigrantët, janë transportuar në Evros me tre automjete të autoriteteve turke, ndërsa më pas kanë hipur në varka plastike për të kaluar në anën greke.

“Më datë 14.10.2022 në mëngjes, në rrethin Feron të Aleksandropolisit, punonjësit e policisë së Departamentit të Rojës Kufitare Feron, gjetën nëntëdhjetë e dy (92) emigrantë të paligjshëm pa rroba dhe disa prej tyre me lëndime fizike. Nga hetimi i policisë greke dhe zyrtarëve të Frontex, u konstatua se ata janë lënë në territorin grek, me gomone plastike nga Turqia në Greqi, përmes lumit Evros. Të gjitha nevojat për veshje-ushqim dhe ndihmën e parë të personave të mësipërm janë mbuluar menjëherë nga autoritetet greke. Në një kohë kur Greqia po mbron efektivisht kufijtë e saj, duke treguar respekt për jetën njerëzore, Turqia vazhdon të injorojë jo vetëm të drejtën ndërkombëtare, por edhe sjelljen bazë njerëzore”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Brendshme. 

emigrante ne greqi

Sondazh

Poll