Bota

Rëndohet bilanci nga zjarri në burgun Evin, humbin jetën 4 persona, plagosen 61 të tjerë

Vdekjet kanë ndodhur për shkak të “thithjes së tymit” si pasojë e zjarrit, duke shtuar se viktimat kanë qenë të dënuar për vjedhje.

16 Tetor 2022, 13:13 Nga I.A
Rëndohet bilanci nga zjarri në burgun Evin, humbin jetën 4
Burgu

IRAN- Të paktën katër të burgosur vdiqën dhe 61 të tjerë u plagosën në përleshjet dhe zjarrin e së shtunës mbrëma në burgun Evin të sigurisë së lartë të Teheranit. Vdekjet kanë ndodhur për shkak të “thithjes së tymit” si pasojë e zjarrit, duke shtuar se viktimat kanë qenë të dënuar për vjedhje.

Incidenti ndodhi rreth orës 21:10, me orën lokale të së shtunës, kur videot e qarkulluara në internet treguan shtëllunga tymi që ngriheshin nga kompleksi i burgut të ndjekura nga tingujt e shpërthimeve dhe të shtëna armësh. Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA fillimisht raportoi për përplasje midis të burgosurve dhe stafit në burg, duke shtuar se disa të burgosur i vunë flakën një magazine rrobash. 

Disa media lokale thanë se të burgosurit, kryesisht ata me akuza për krime financiare, dogjën një punëtori qepëse në burg pas një sherri me stafin. Të dielën, raporte kontradiktore dolën në lidhje me incidentin, me agjencinë e lajmeve Fars që tha se disa të burgosur u përpoqën të arratiseshin dhe pa dashje shkelën në një fushë të minuar në kodrat në veri të burgut, gjë që shkaktoi shpërthime të forta.

"Tentativa për arratisje ndodhi pas përleshjeve mes dy grupeve të të burgosurve, gjatë të cilave iu vu zjarri një magazine rrobash brenda burgut," thuhet nw raport.

Megjithatë, një raport i publikuar nga Tasnim News tha se asnjë i burgosur nuk hyri në zonën e minave tokësore në kodra. Ai tha se ngjarja kryesore ka ndodhur në repartin e burgut ku janë vendosur hajdutët. Sipas raportimeve, familjet e të burgosurve u mblodhën jashtë burgut të sigurisë së lartë të dielën dhe protestuan kundër incidentit. Burgu Evin është qendra më e madhe e paraburgimit në kryeqytetin iranian që mban mijëra të burgosur, përfshirë shumë të arrestuar në protestat e fundit për vdekjen e një gruaje iraniane në paraburgim nga policia.

zjarri ne evin

Sondazh

Poll

Bota 16 Tetor 2022, 11:25 e.k

Çfarë po e kërcënon Perëndimin?!

Olaf Scholz, Joe Biden, Emannuel Macron dhe Vladimir Putin BRUKSEL- Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, foli me tone të ashpra...

Bota 16 Tetor 2022, 11:09 e.k

I gjithë pushteti teknokratëve

Xi Jiping KINË- Më 16 tetor, Partia Komuniste e Kinës do të mblidhet në Kongresin e Njëzetë. Është një ng...