Bota

FOTO/ Aksident i rëndë në Serbi, përmbyset minibusi, humb jetën 1 grua, 16 të plagosur 

Kurir shkruan se në aksidentin e rëndë ka ndërruar jetë një grua dhe menjëherë në vendngjarje janë dërguar katër-pesë autoambulanca

16 Tetor 2022, 13:13 Nga I.A
FOTO/ Aksident i rëndë në Serbi, përmbyset minibusi, humb
Pamje nga aksidenti

SERBI- Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm pak para orës 10:00 në Serbi kur një minibus i mbushur me pasagjerë është përmbysur. Kurir shkruan se në aksidentin e rëndë ka ndërruar jetë një grua dhe menjëherë në vendngjarje janë dërguar katër-pesë autoambulanca.

Sipas Kurir, në autobus ndodheshin 17 pasagjerë, një grua ka humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur. 6 zjarrfikës-shpëtimtarë të Valjevës me dy makina zjarrfikëse po punojnë për nxjerrjen e të lënduarve. Minibusi depërtoi gardhin mbrojtës dhe u rrokullis nga një shpat rreth 50 metra i gjatë. Policia ka marrë një telefonatë emergjente në orën 09:52 se një furgon i kompanisë “Alko Tours” me pasagjerë është përmbysur pranë digës. Evakuimi i të plagosurve është në proces.

Aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i minibusit, pasi kishte dalë paraprakisht nga automjeti, kishte ndërmend të pyeste rojen e sigurisë për kalimin e rrugës mbi digën Stubo-Rovni, dhe automjeti i pasiguruar mjaftueshëm u rrëzua në një shkëmb të thepisur dhe u përmbys.

aksident ne serbi

Sondazh

Poll

Bota 16 Tetor 2022, 11:25 e.k

Çfarë po e kërcënon Perëndimin?!

Olaf Scholz, Joe Biden, Emannuel Macron dhe Vladimir Putin BRUKSEL- Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, foli me tone të ashpra...

Bota 16 Tetor 2022, 11:09 e.k

I gjithë pushteti teknokratëve

Xi Jiping KINË- Më 16 tetor, Partia Komuniste e Kinës do të mblidhet në Kongresin e Njëzetë. Është një ng...