Bota

Irani kritikon Bidenin për mbështetjen e protestave: Ka ndërhyrë në çështjet shtetërore tonat

Biden tha se ishte i befasuar nga guximi i njerëzve që dolën në rrugë në protestat në Iran.

16 Tetor 2022, 11:32 Nga I.A
Irani kritikon Bidenin për mbështetjen e protestave: Ka
Iran

IRAN- Irani ka kritikuar presidentin amerikan, Joe Biden, për shprehjen e mbështetjes për protestat që kanë tronditur vendin që kur një grua e re u vra në paraburgim nga policia iraniane. Biden tha se ishte i befasuar nga guximi i njerëzve që dolën në rrugë në protestat në Iran.

“Dua të dini se ne qëndrojmë me qytetarët, gratë e guximshme të Iranit”, tha ai më 15 tetor.

Teherani tha se kjo përbën ndërhyrje në punët e brendshme të Iranit.

"Të shtunën... Biden ndërhyri në çështjet shtetërore të Iranit duke mbështetur trazirat... Në ditët e fundit, administrata e SHBA-së është përpjekur në mënyrë të dëshpëruar të nxitë trazirat në Iran me justifikime të ndryshme", tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Nasser Kanaani, më 16 tetor.

Irani është tronditur nga protesta mbarëkombëtare – një nga sfidat më serioze për Qeverinë islamike që nga revolucioni i vitit 1979 – të shkaktuara nga vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit më 16 shtator. Ajo ka rënë në komë disa orë pasi është arrestuar nga policia e moralit më 13 shtator, në Teheran, nën akuzat se ka shkelur rregullat e hixhabit, apo të shamisë së kokës. Ajo ka vdekur në spital tri ditë më vonë. Me Kodin islamik në Iran, gratë duhet të veshin hixhab dhe rroba të gjera që ua fshehin figurën. Gratë iraniane nuk mund të udhëtojnë pa shoqërues meshkuj e as të bëjnë cilëndo punë.

Marrë nga REL

joe biden protestat ne iran

Sondazh

Poll

Bota 16 Tetor 2022, 11:25 e.k

Çfarë po e kërcënon Perëndimin?!

Olaf Scholz, Joe Biden, Emannuel Macron dhe Vladimir Putin BRUKSEL- Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, foli me tone të ashpra...

Bota 16 Tetor 2022, 11:09 e.k

I gjithë pushteti teknokratëve

Xi Jiping KINË- Më 16 tetor, Partia Komuniste e Kinës do të mblidhet në Kongresin e Njëzetë. Është një ng...