Bota

FOTO/ Festë surprizë, pronari 81-vjeçar i New England Patriots, Robert Kraft martohet me gruan 34 vite më të re

Kraft dhe Blumberg thuhet se filluan lidhjen në vitin 2019. Në qershor të atij viti, ata bënë daljen e parë publike si çift në French Open, dhe më vonë u shfaqën në disa ngjarje të tjera gjatë verës. 

16 Tetor 2022, 13:51 Nga e.k
FOTO/ Festë surprizë, pronari 81-vjeçar i New England Patriots,
Robert Kraft dhe Dana Blumberg

SHBA- Robert Kraft dhe Dana Blumberg janë të martuar. Pronari i New England Patriots, 81 vjeç, dhe nusja e tij mjeke, 47 vjeçe, u martuan para mbi 200 të ftuarve gjatë një ceremonie surprizë martese të premten mbrëma në Hall des Lumières në New York City.

FOTO/ Festë surprizë, pronari 81-vjeçar i New England Patriots,

Një burim që mori pjesë në këtë dasmë tha se shumica e të ftuarve u befasuan plotësisht pasi nuk ishin përgatitur për një dasmë.

"Shumica e njerëzve nuk e dinin se ishte një festë martese. Ne menduam se ishte një festë dhe më pas kur u ngjitëm lart dhe një ekran u hap dhe Roberti dhe Dana dolën jashtë. Ajo ishte me një fustan nusërie që i rrinte perfekt ndërkohë Eltoni John i shpalli ata si 'burrë e grua". Më pas ata vijuan kërcimin nën tingujt e Ed Sheeren, "Perfect", tha burimi.

Kraft dhe Blumberg thuhet se filluan lidhjen në vitin 2019. Në qershor të atij viti, ata bënë daljen e parë publike si çift në French Open, dhe më vonë u shfaqën në disa ngjarje të tjera gjatë verës. 

dana blumberg robert kraft

Sondazh

Poll

Bota 16 Tetor 2022, 11:25 e.k

Çfarë po e kërcënon Perëndimin?!

Olaf Scholz, Joe Biden, Emannuel Macron dhe Vladimir Putin BRUKSEL- Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, foli me tone të ashpra...