Sport

“Gjithçka mund të ndodhë deri në 2 shtator”, Zidane nuk tërhiqet nga ylli brazilian Neymar

23 Gusht 2019, 16:30 Nga DOSJA
“Gjithçka mund të ndodhë deri në 2 shtator”,

Tekniku i Real Madrit Zinedin Zidane ka folur për mediat spanjolle në prag të ndeshjes me Valladolid.

Zidane gjatë konferencës për shtyp  është përqëndruar tek lojtarët që ka në dispozicion duke i dhënë rëndësinë maksimale ndeshjes me Valladolid.

Interesit të gazetarëve për të ditur më shumë rreth afrimit të Neymar tek klubi i Real Madritit Zidane i është përgjigjur: “Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme. Gjithçka mund të ndodhë deri në 2 shtator, kjo është arsyeja që unë fokusohem vetëm tek ndeshja e radhës dhe nuk fokusohem shumë në treg. Nuk e di çfarë do të ndodhë, e vetmja gjë që di është se nesër do luajmë kundër Valladolid“.

I pyetur për ndeshjen tekniku francez është shprehur “Para së gjithash jemi të entuziazmuar që do të kthehemi në shtëpinë tonë.  Nuk ka ndeshje të vogël, dhe ne e dimë që ata janë një ekip i guximshëm”.

Zidane  për lojtarët që ka në dispozicion deklaron se : Bale është një lojtarë i mirë, gjëja më e rëndësishme është se ai ka shfaqur dëshirën që të qëndrojë dhe do të qëndrojë.  Ndërsa Kaylor Navas është një lojtarë i rëndësishëm për ne, dua që Kaylor të qëndrojë me ne. Për Kubo ne duam më të mirën , me transferimin tek Mallorca ai do të ketë më shumë minuta në dispozicion“.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport neymar neymar tek real madrit real madrit zinedin zidan neymar neymar tek real madrit real madrit zinedin zidan

Sondazh

Poll