Sport

E bujshme/ Fiorentina ofron në ekip super sulmuesin francez, e prezanton si legjend

21 Gusht 2019, 15:53 Nga DOSJA
E bujshme/ Fiorentina ofron në ekip super sulmuesin francez, e prezanton si

Bayerni pati njoftuar në dhjetor se Ribery do të largohej nga Allianz Arena, në fund të sezonit pas një karriere të shkëlqyer dhe më shumë se një dekade. Ai i dha lamtumirën klubit bavarez, por ndryshe nga sa pritej, sulmuesi francez, nuk u largua drejt Arabisë ku e prisnin shuma marramendëse.

Ditët e fundit “në lojë” për shërbimet e tij u fut edhe klubi Italian, Fiorentiana dhe ia arriti qëllimit. Ribery ka  kaluar të gjitha vizitat mjeksore tek klubi i Fiorentinës, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare me shifrën 4 milionë euro në sezon plus bonuset.

Nesër pritet që të bëhet prezantimi i tij para mediave në orën 17: 30, ndërsa në orën 20:00 do të dalë për të përshëndetur tifozët e Fiorentinës.

Pas arritjes në Firence ai u shpreh se ishte i lumtur dhe se kishte pritshmëri të larta.

Jam këtu me familjen time për të bërë diçka sëbashku. Kam folur me disa njerëz që jetojnë këtu, kam folur me Luka Tonin dhe ai më tha se Fiorentina është një klub i madh dhe qytet i bukur. Më pëlqen qyteti dhe njoh shumë italian. Kam pritshmëri të mira dhe ju falenderoj që më pritët”, – u tha Riberi tifozëve që e pritë në aeroport.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bayerni i mynihut frank riberi frank riberi tek fiorentina klubi i fiorentinës bayerni i mynihut frank riberi frank riberi tek fiorentina klubi i fiorentinës

Sondazh

Poll