Sport

Talenti i Borusia Dortmundit 190 mijë paund në javë, adoleshenti më i paguar në botë

22 Gusht 2019, 18:50 Nga DOSJA
Talenti i Borusia Dortmundit 190 mijë paund në javë, adoleshenti

Talenti i klubit të Borusia Dortmundit Jadon Sanços është blerë nga academia e Mancester Citit për vetëm 7.8 milionë euro dhe tani është futbollisti adoleshent më i paguar në botë me page javore 190 mijë paund.

19-vjeçari është në planet e teknikut të Mancester United,  Solskjaer, për merkaton e janarit, “Djajtë e kuq” janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë paund Dortmundit.

Statistikat e adoleshentit janë të shkëlqyera në tri ndeshje ka shënuar dy gola dhe dy asiste e ndërsa në ndeshjen ndaj Bayernit të Myniuht në Superëkupën e Gjermanis ai ka çmendur të gjithë tifozët gjerman me fitoren që i dhuroj klubit të tij, kjo ka bërë që tekniku Solskjaer të shpreh dhe dëshirën që Sanços të veshë fanellën e United.

Fal rezultateve shumë të mira dhe frikës mos e humbet në merkaton e ardhëshme klubi gjerman talentit 19-vjeçar  ia ka rritur rrogën në 190 mijë paundë në javë duke e shëndërruar dhe në lojtarin më të paguar në moshën e tij.

Ndërsa listen e e lojtarëve më të paguar nën moshën 21- vjeçare e kryeson sulmuesi serb i Realit të Madridit, Luka Joviç, i cili fiton 365 mijë paund në javë duke lënë pas edhe Kilian Mbapenë që fiton 325 mijë paund në javë me skuadrën e Parisit.

 

(D.K/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport adoleshenti më i paguar në botë borusia dortmundit jadon sanços mancester united adoleshenti më i paguar në botë borusia dortmundit jadon sanços mancester united

Sondazh

Poll