“Bën jetë të çrregullt”, kuzhinieri tregon problemet e Dembele: Po e shkatërron shoqëria e keqe
21 Gusht 2019, 15:01Nga DOSJA
Ousmane Dembélé nuk bën një jetë të rregullt, të udhëhequr nga disiplina që kërkon sporti në nivelin më të lartë. Kjo është, të paktën, ajo që zbulon një nga ish-kuzhinierët e tij, Mickael Naya, i cili thekson se shoqëria e keqe dhe paratë ndikojnë negativisht tek ylli i Barçës: “Ousmane është një djalë i mirë, por nuk e ka jetën e tij në duar. Ai jeton vazhdimisht me xhaxhain dhe mikun e tij më të mirë, i cili nuk guxon t’i thotë asgjë. Ousmane dhe rrethi i tij i thonë vetes se, në çdo rast, ai do të kritikohet, pavarësisht se çfarë ndodh. Pra, ata nuk e vrasin shumë mendjen në këtë drejtim. Janë të pasur dhe nuk iu interesojnë gjërat që bën Dembele”, – komenton Naya për gazetën franceze “Le Parisien”.
Kuzhinieri insiston se me të, performanca e sulmuesit ishte më e mirë: “Ousmane bën një jetë të çrregullt. Unë kurrë nuk kam parë duke pirë alkool, por nuk respekton fare periudhat e pushimit, nuk ka asnjë strukturë të nivelit të lartë rreth tij… Unë u përpoqa për ta organizuar në ngrënie, t’i përgatisja ushqimet e duhura, të respektonte momentet e rikuperimit dhe gjithçka shkoi mirë… Përveç kësaj, kur është pa miqtë e tij, Ousmane është krejtësisht tjetër. Ai është kurioz, i hapur dhe i përqendruar”.
Dembélé konsiderohet yll futbolli, por ka humbur pikë me disa akte disiplinore te Barça, e cila është e ngopur me sjelljen joprofesionale të sulmuesit francez. Gafa e fundit e tij? Nuk u paraqit të shtunën e kaluar për teste mjekësore, që të vlerësonte shkallën e shqetësimit të tij. Ato teste u bënë të hënën dhe rezultati tregoi se kishte pësuar një çarje “fibrilare” në “femoris biceps” të kofshës së majtë, që do ta detyrojë atë të pushojë në pesë javët e ardhshme.
ITALI-Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, mungoi në dy ndeshje miqësore të Juventusit për shkak të problemeve muskulore. Por një lajm i mire vjen për të gjithë ti...
ZVICËR-FIFA ka zbuluar 10 lojtarët pretendentë për të fituar çmimin prestigjioz ”Puskas”, për vitin 2019. Mes 10 kandidatëve me super golat e vitit ...
TIRANË– Për ndeshjen Shqipëri-Izrael që do të luhet më datë 10 shtator u tha se do të zhvillohet në stadiumin e ri në Tiranë, Arena Kombëtare, por ditën e ...
TIRANË- Jo gjithçka ka shkuar si duhet në Superkupën e Shqipërisë. Pas fitores së Partizanit tifozët e të dyja skuadrave lanë Elbasanin për t’u kthy...
ELBASAN- Partizani bind dhe mposht Kukësin me rezultatin 4 me 2. Dhe pse u dhën 1200 minuta lojë, të kuqtë arritën që të merrnin situatën nënkontroll dhe të rrë...
ITALI- Kampionati italian nuk ka nisur ende, por kjo nuk e ndal Dybalan për të nisur serinë e golave. Argjentinasi nuk ka shënaur thjesht një gol, por supergol ...
GJERMANI- Zyrtare, klubi i Bayern Munich arrin marrëveshjen me Barcelonën për brazilianin Philippe Coutinho.Mesfushori Brazilian ka kaluar një sezon jo shumë t...
SPANJË-Mendohej se ndeshja Athletico Bilbao-Barcelona do mbyllej pa gola deri në momentin kur në fushë zbriti sulmuesi spanjoll Artiz Aduriz.Një nisje e mb...
SHKODËR- Vllaznia vazhdon përforcimet në ekip dhe duket se merkato nuk ka përfunduar për shkodranët. Klubi kuqeblu ka firmosur një kontratë 1-vjeçar...
TURQI- Kudo shkon në botë rrallë ndodh të mos përballesh me shqiparë të suksesshëm e që kanë arritur majat.Vedat Muriqi, futbollisti nga Kosova i cili ka arri...