Sport

“Flet si politikan që kërkon kredo politike”, FSHF i përgjigjet Erjon Braçes për emrin e stadiumit kombëtar

21 Gusht 2019, 20:14 Nga DOSJA
“Flet si politikan që kërkon kredo politike”, FSHF i

TIRANË– Zv kryeministri Erjon Braçe ka reaguar me anë të një statusi për emrin e stadiumit kombëtar duke sulmuar FSHF për nxjerrjen në shitje të “Arenës Kombëtare”.

Nuk ka vonuar dhe ka reaguar FSHF për sulmin e zv.kryeministrit duke e quajtur një reagim politik.

Njoftimi i FSHF në kërkim të një sponsori për Stadiumin e ri për ta vënë administrimin e tij mbi baza komerciale, është pritur me interes nga disa firma me reputacion kombëtar dhe ndërkombëtar.

FSHF, duke mirëkuptuar ndjeshmërine e publikut në lidhje me këtë proces dëshiron të bëjë me dije se vendimi i saj, për gjetjen e një sponsori për stadiumin e ri nuk është një shpikje shqiptare. Vetëm dy-tre stadiume në “Premier League” nuk kanë emra tregtarë: Liverpool, Old Trafford dhe Tottenham. Ekspertët vlerësojne që arsyet që këta të fundit nuk kanë bërë marrëveshje për “shitjen” e emrit lidhen me faktin që historia e emrit tyre, “shet” më shumë se sa emri i një sponsori.

Shumica e stadiumeve me histori dhe tradita, qindra vjeçare kanë emra tregtare. Ja disa shembuj në Europë dhe SHBA:

Amex Stadium- Brighton, Etihad Stadium – Manchester, Emirates Stadium – London, Allianz Arena – Munich, Mercedes-Benz Arena – Stuttgart, Orange Velodrome -Marseille, MetLife Stadium – Neë Jersey USA, FedExField – Maryland USA, Bank of America Stadium – North Carolina USA, AT&T Stadium – Texas, Gillette Stadium – Massachusetts USA

Stadiumi i ri ka kushtuar shumë. Mirëmbajtja dhe menaxhimi i tij, do të kushtojë gjithashtu shumë. FSHF nuk ka qëllim tjetër veçse të garantojë të ardhmen e këtij impianti. Dhe kjo është një rrugë e njohur dhe jo një “shpikje shqiptare”, siç e sqaruam me shembujt e mësipërm. Shqetësimi publik i segmenteve të cakturara “tifozo-pushtetare”, në lidhje me çështjen e emrit, s’ka të bëjë me thelbin e çështjes marketing ose jo, madje as me problemin e emrit.

Është thjesht, përsiatje dhe këndvështrim i një personi, që në edicionin e rradhës së përbaltjes, ende nuk e ka të qartë se si prononcohet: Si pushtetar? Apo si tifoz “i shqetësuar”, apo si politikan që kërkon kredo politike.

Por pavarësisht kësaj ne garantojmë opinionin publik, tifozët, madje edhe ata që nuk mendojnë si ne, se i gjithë ky proçes do të zhvillohet, për të menaxhuar dhe mirëmbajtur sa më mirë, një impiant modern dhe me vlera si Stadiumi i Ri.
Bardhyl Minxhozi
Administrator i stadiumit”
Ja çfarë shkruante dje Erjon Braçe
Pyetje per cdo tregetar:
1. Cila kompani nafte ka emrin ne WEMBLEY te Londres, Anglise?
2. Cila banke ka emrin ne STADE DE FRACE te Parisit, Frances?
3. Cila kompani sigurimi ka emrin ne OLYMPIASTADION te Berlinit, Gjermanise?
4. Cila kompani telefonie ka emrin ne STADIO OLIMPICO te Romes, Italise?
5. Cila kompani vezesh ka emrin ne SANTIAGO BERNABEU te Madridit, Spanjes?
Doni edhe me shume?
#SanSiro ne Milano ishte oligark nafte?
#SanPaolo ne Napoli ishte oligark financash?
#ArtemioFranchi ne Firenze ishte oligark sigurimesh?
#OldTrafford ne Manchester emrin e ciles kompani mban?
#Anfield ne Liverpool kur ka mbajtur nje emer tregetar?
Te gjitha keto kompani, kane emrat ne kampionatet, ligat-garat ne Angli, Gjermani, France, Itali, Spanje!
Kur nuk tregetoni dot garen tuaj, #mosshisniQemalStafen

(D.K/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport emri i stadiumit arena kombetare erion brace emri i stadiumit arena kombetare erion brace

Sondazh

Poll