Politike

Berisha tregon sekretet që e mbajnë në formë: Puna dhe aktiviteti fizik, unë bëj 10 mijë hapa në ditë

Kreu i selisë blu tha se ai vetë bën 10 mijë hapa në ditë. 

15 Tetor 2022, 21:35 Nga F.M
Berisha tregon sekretet që e mbajnë në formë: Puna dhe
Kryedemokrati Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar dy sekretet që e mbajnë ende në formë. I ftuar në "ëhy not", Berisha tha se ai vetë mbushi 78 vjeç, por ka qëndruar në formë vetëm falë dy gjërave, ushqimit dhe aktivitetit fizik. Kreu i selisë blu tha se ai vetë bën 10 mijë hapa në ditë. 

"Unë bëhem 78 vjeç. Unë jam njeri që i besoj forcës së kalitjes. Domethënë, dy janë sekretet antiplakje, puna është e para, asgjë nuk të mban më në formë trurin se sa puna dhe e dyta, padiskutim sforcimi fizik, eforti fizik. Unë e pëlqej shumë, natyrisht, në të gjitha format e sforcimit fizik ka qenë ecja. Ose nga të gjitha veglat, unë pëlqej eliptoidin. Unë bëj mbi 10 mijë hapa në ditë, i vetëm,"- tha Berisha ndër të tjera. 

sali berisha

Sondazh

Poll