Aktualitet

Laboratori i drogës në Shkodër, lirohen gratë punëtore, 3 në arrest shtëpie, 2 mbeten në qeli, avokati: Ishin për bukën e gojës

Hasani kishte rekrutuar gratë nga Tirana, Fushë Kruja dhe Kamza për t’i punësuar në ‘shtëpinë e barit’ në Shkodër. Laboratori për përpunimin e kanabisit ishte ngritur në banesën në pronësi të 31-vjeçarit Pjetër Gjoni. Gjatë operacionit të koduar 'Qarku', u sekuestrua drogë me peshë totale 86 kilogramë kanabis.

15 Tetor 2022, 17:11 Nga F.M
Laboratori i drogës në Shkodër, lirohen gratë punëtore,
Kanabisi

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lirojë 11 gratë që u kapën brenda laboratorit të drogës në Shkodër, duke kultivuar kanabis. Në seancën që u dhanë masat e sigurisë, gjykata vendosi që gratë të lihen në ‘detyrim paraqitjeje’. Në ‘arrest shtëpie’ janë lënë Zef Gjoni dhe djali i tij Elvis Gjoni. Djali tjetër i familjes Gjoni, 31-vjeçari Fabion Gjoni është shpallur në kërkim. Dy djemtë e tjerë, Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni, nga e njëjta familje, janë lënë në burg. Avokati Anton Kosteri tha në përfundim të seancës se gratë janë nisur drejt Shkodrës për të punuar me sherebelë dhe nuk e kishin idenë që do të kultivonin kanabis. Ai thotë se një situatë e tillë tregon situatën ekonomike në Shqipëri që detyron nëna të merren me veprimtari të tillë të paligjshme për të siguruar bukën e gojës. 

6 anëtarët e familjes së bashku me gratë punëtore u arrestuan dy ditë më pare brenda një laboratory fdroge. Në krye të grupit, siç u raportua qëndronte 42-vjeçarja Danjela Hasani, e dënuar dhe 3 herë të tjera po për këtë veprimtari kriminale. Hasani kishte rekrutuar gratë nga Tirana, Fushë Kruja dhe Kamza për t’i punësuar në ‘shtëpinë e barit’ në Shkodër. Laboratori për përpunimin e kanabisit ishte ngritur në banesën në pronësi të 31-vjeçarit Pjetër Gjoni. Gjatë operacionit të koduar 'Qarku', u sekuestrua drogë me peshë totale 86 kilogramë kanabis.

Masat:

1-Zef Gjoni, 56 vjeç, banues ne Bleran, Bardhaj, Njesia Administrative Rrethina, Shkoder,  arrest shtepie

2- Pjeter Gjoni, 31 vjeç banues ne lagjen Bleran, fshati Bardhaj , Njesia Administrative Rethina ‚Shkoder , arrest burg

3- Elvis Gjoni, 24 vjeç banues né Bleran, Bardhaj, Njesia Administrative Rrethina, Shkoder, arrest shtepie

4- Roland Gioni, 22 vjeç, banues ne lagen Bleran, fshati Bardhai , Njesia Administrative Rethina ,Shkoder arrest burg

5- Flora Gioni 29 vjeçe banues ne Bleran, Bardhaj, Skoder, detyrim paraqitje

6 – Antoneta Gjoni 55 vjeçe banues ne Bleran, Bardhaj, Skoder, detyrim paraqitje

7- Danjela Hasani, 42 vjeçe banues ne Kombinat, Tirane, arrest me burg

8- Drita Cuni 45 vjeçe banues ne Kamez,

9-Dorentina Hoxha 34 vjeçe banues ne Mamurras,

10- Franga Gini 52 vjeçe banues ne Kamez, Tirane,

11- Hurme Bafti, 47 vjeçe banuese ne Kamez, Tirane,

12- Mimoza Hoti, 51 vjeçe banues ne Kombinat, Tirane,

13- Elida Doku 43 vjeçe banuese ne Fushe kruje,

14- Blerina Meta, 37 vjeçe banues ne fshatin Larushk, FushE-Kruje, Kruje,

15- Valbona Haka, 45 vjeçe banuese ne fshatin Nikel, Fushe Kruje,

16- Fatime Baftaj 53 vjeçe banues ne Kamëz

operacioni qarku shtepi bari ne shkoder

Sondazh

Poll