Bota

Kishte 110 doza gati për shitje, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

I riu u mbajt nën vëzhgim dhe iu nënshtrua një kontrolli teksa po endej nëpër zonën e Rizzottaglia në një qëndrim të konsideruar të dyshimtë nga agjentët e skuadrës së lëvizshme. 

15 Tetor 2022, 13:15 Nga d.a.
Kishte 110 doza gati për shitje, arrestohet 20-vjeçari shqiptar
droga e kapur

ITALI- Një shqiptar rreth 20 vjeç është arrestuar në Novara të Italisë nga policia pas i është gjetur një sasi droge që dyshohet se e kishte për qëllime trafiku.

Sipas mediave vendase, i riu u mbajt nën vëzhgim dhe iu nënshtrua një kontrolli teksa po endej nëpër zonën e Rizzottaglia në një qëndrim të konsideruar të dyshimtë nga agjentët e skuadrës së lëvizshme. 

Pas një kontrolli të ushtruar nga oficerët e policisë atij ju gjetën me vete disa pako kokaine. Ndërkohë pas një kontrolli të zhvilluar në banesën e tij ju gjetën një total prej rreth 110 dozash. Droga ishte e paketuar dhe e ndarë në doza gatri për shitje.

Shqiptari u arrestua nën akuzën e trafikut dhe tregtisë së lëndëve narkotike dhe u dërgua në paraburgim në pritje të hetimeve të mëtejshme dhe daljes para gjykatësit.

policia italiane arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll