Bota

Djali i Ibrahim Rugovën, biznesmeni Ukë Rugova merr nënshtetësinë shqiptare

Uka, i cili është një politikan dhe sipërmarrës i sukseshëm, së bashku me bashkëshorten e tij Blerta janë betuar ditën e sotme përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.

15 Tetor 2022, 12:36 Nga d.a.
Djali i Ibrahim Rugovën, biznesmeni Ukë Rugova merr
Rugova, Veliaj

TIRANË- Ukë Rugova, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe bashkëshortja e tij, Blerta Rugova kanë marrë shtetësinë shqiptare ditën e sotme.

Uka, i cili është një politikan dhe sipërmarrës i sukseshëm, së bashku me bashkëshorten e tij Blerta janë betuar ditën e sotme përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.

Përveç çiftit Rugova betimin për marrjen e shtetësisë shqiptare e bënë edhe Besnik Emini, me profesion stomatolog, dhe Zana Spahiu, me profesion juriste pranë Radio Televizionit të Kosovës.

Ukë Rugova i është bashkuar një sërë personalitetesh të njohura nga fusha e biznesit, artit, sportit dhe kulturës nga Kosova të cilët tashmë gëzojnë nënshtetësinë shqiptare.

ukë rugova ibrahim rugova blerta rugova

Sondazh

Poll