Bota

"Tronditje dhe turp", Greqia denoncon dëbimin në mënyrë çnjerëzore të emigrantëve nga Turqia

Në foton e publikuar tregohet qartë instrumentalizimi çnjerëzor, pasi shihen emigrantë të zhveshur të cilët u shpëtuan të premten nga oficerët e policisë së Departamentit të Rojës Kufitare të Feronit, në bashkëpunim me Frontex.

15 Tetor 2022, 12:27 Nga d.a.
"Tronditje dhe turp", Greqia denoncon dëbimin në
emigrantet

GREQI- Praktikat çnjerëzore të Turqisë ndaj emigrantëve vërtetohen në mënyrën më tronditëse nga një foto nga Evros për instrumentalizimin çnjerëzor të mjerimit njerëzor.

Sipas Protothemës, në foton e publikuar tregohet qartë instrumentalizimi çnjerëzor, pasi shihen emigrantë të zhveshur të cilët u shpëtuan të premten nga oficerët e policisë së Departamentit të Rojës Kufitare të Feronit, në bashkëpunim me Frontex. Në total, autoritetet greke shpëtuan 92 emigrantë të paligjshëm nga brigjet e lumit Evros, të cilët ishin braktisur në vendngjarje krejtësisht të zhveshur dhe pa më të voglën pajisje.

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë u shpreh se Turqia vazhdon të përdorë hapur emigrantët si mjet, për të shkelur të drejtat e njeriut, për të shkelur të drejtën ndërkombëtare.

"Tronditje dhe turp", Greqia denoncon dëbimin në
emigrantet ne Evros

Personat konkretë, siç kanë deklaruar edhe vetë në policinë greke, janë transportuar në Evros me tre automjete të autoriteteve turke, ndërsa më pas kanë hipur në gomone plastike për të kaluar në anën greke.

Kujtohet se ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodorikakos, ka denoncuar sjelljen e Turqisë në Këshillin e Ministrave të Brendshëm dhe Rendit Publik në Luksemburg të premten, ndërsa ka informuar edhe komisionerin kompetent europian për sfidat e saj të përditshme, duke paraqitur materiale audio-vizuale.

Në një kohë kur Greqia po mbron efektivisht kufijtë e saj, duke treguar respekt për jetën njerëzore, Turqia vazhdon të injorojë jo vetëm të drejtën ndërkombëtare, por edhe sjelljen elementare njerëzore”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve.

frontex tensionet greqi-turqi takis theodorikakos

Sondazh

Poll