Bota

VIDEO/Operacion i veçantë në Romë, pacienti luan në saksofon teksa mjekët i heqin tumorin në tru

Mjeku Brogna u shpreh se kjo ishte një dëshirë e pacientit dhe se stafi i spitalin e mirëpriti me kënaqësi kërkesën e tij.

15 Tetor 2022, 11:56 Nga d.a.
VIDEO/Operacion i veçantë në Romë, pacienti luan në
Pacienti

ITALI- Një burrë luante në saksofon ndërsa një ekip mjekësh ekspert i hoqën tumorin nga truri. Operacioni, i kryer nga një ekip multidisiplinar prej më shumë se dhjetë profesionistësh të udhëhequr nga neurokirurgu Christian Brogna, u krye në Spitalin Ndërkombëtar Paideia në Romë dhe rezultoi i suksesshëm. 

Sipas mediave vendase, mjeku Brogna u shpreh se kjo ishte një dëshirë e pacientit dhe se stafi i spitalin e mirëpriti me kënaqësi kërkesën e tij.

“Pacienti shprehu dëshirën për të vazhduar të luante saksofon. Një dëshirë që neurokirurgjia duhet ta marrë parasysh sepse të operosh në tru do të thotë të operosh mbi ndjenjën e vetvetes. Çdo operacion i vetëm i zgjuar lejon marrjen e rezultatit maksimal për heqjen e patologjisë, por është një zbulim i vërtetë. Çdo herë na ofron një dritare në funksionimin e këtij organi magjepsës, por gjithsesi në shumë mënyra misterioz, që është truri””. -tha Brogna.

35 vjeç, me origjinë të huaj, por romak me birësim: ai luajti saksin e tij ndërsa ekipi mjekësor i Spitalit Ndërkombëtar Paideia në Romë i operoi trurin për të hequr një tumor. Katër ditë pas operacionit delikat, pacienti ka dalë nga spitali: tani është në shtëpi dhe është mirë.

christian brogna operacioni i vecante itali

Sondazh

Poll