Bota

Tjetër rast në Greqi, 48-vjeçari përdhunonte prej tre vitesh vajzën e mitur të gruas me të cilën jetonte

Sipas informacioneve, viktima e oreksit të sëmurë të 48-vjeçarit ka qenë një vajzë 13-vjeçare, nëna e së cilës jetonte me të arrestuarin.

15 Tetor 2022, 11:49 Nga d.a.
Tjetër rast në Greqi, 48-vjeçari përdhunonte prej tre
Foto ilustruese

GREQI- Një rast i ri i përdhunimit të një të mituri po hetohet nga policia greke, ku ka arrestuar mbrëmjen e së premtes autorin 48-vjeçar.

Sipas informacioneve, viktima e oreksit të sëmurë të 48-vjeçarit ka qenë një vajzë 13-vjeçare, nëna e së cilës jetonte me të arrestuarin.

Dhunimi i 13-vjeçares ka nisur tre vite më parë kur ajo ishte vetëm 10 vjeç, ndërkohë që arrestimi i 48-vjeçarit ka ardhur pas denoncimit të një anëtari të familjes së fëmijës.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të Athinës ku dhe është bërë arrestimi i autorit i cili do të dërgohet sot në Prokurorinë e Rrethit të Athinës.

Njoftimi i policisë

Ai u arrestua me urdhër, në orët e mbrëmjes së datës 14.10.2022, nga punonjës policie të Nëndrejtorit të Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë e Sigurisë Atikë, një shtetas 48-vjeçar, i akuzuar për abuzim me të miturin, i cili ka pa mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, nga personi që jeton me të miturin ose mban marrëdhënie miqësore me të afërmit e tij, përkatësisht në zonën e Athinës. I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë e Athinës.

Ky rast vjen pak ditë pas skandalit të një tjetër rast përdhunimi të miturish në Greqi ku u zbulua se një 12-vjeçare përdhunohej dhe prostituohej nga një 53-vjeçar. Skandali thellohet pasi nga verifikimet paraprake rezulton se e ëma e së miturës ishte e përfshirë në trafikimin e saj.

perdhunohet e mitura ne greqi arrestohet 48-vjecari ne greqi

Sondazh

Poll