Aktualitet

Pas kërkesave për anulim, nis shembja e digës së HEC-it në Holtë (Foto+Video)

Diga e HEC-it ndodhet në hyrje të kanionit të Holtës, kanion i cili  është një nga pasuritë e rralla të natyrës shqiptare tejet e frekuentuar nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj.

GRAMSHPas disa kërkesave për anulim, ka nisur ditën e sotme prishja e ndërtesës së HEC-it në kanionin e Holtës në Gramsh. Kanë qenë banorët që here pas herë janë ngritur në protestë, duke kërkuar anulimin e kësaj ndërtese.

Diga e HEC-it ndodhet në hyrje të kanionit të Holtës, kanion i cili  është një nga pasuritë e rralla të natyrës shqiptare tejet e frekuentuar nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj.

I gjendur në verilindje të Gramshit, Holta ofron një pamje piktoreke, e cila magjeps gjithnjë e më shumë adhuruesit e turizmit malor. Pikërisht për këtë arsye, ndërtimi i HEC-it mbi këtë kanion do të përbënte një shkatërrim të kësaj pasurie natyrore.

Ndërsa, pak më herët, ka reaguar edhe kreu i Bashkisë Gramsh, Klodian Taçe, i cili shprehet se bashkia e Gramshit nuk do të lejojë investim apo keqpërdorim që cënon pasuritë natyrore të zonës.

 

 

Postimi i plotë i Klodian Taçes:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të dashur qytetarët e mi, me kënaqësi dua t’ju njoftoj se është marrë vendimi për prishjen e digës së betonit pranë Kanionit të Holtës. Edhe njëher doja të falënderoja #xde4f;të gjithë ata që reaguan dhe mbështetën, se bashku me mua, interesin e qytetarëve të Gramshit.

Falenderoj#xde4f; veçanërisht ministren përkatëse, zonjën e nderuar Belinda Balluku e cila u përgjigj pozitivisht shqetësimit tonë, spektrin politikë ku unë bëj pjesë që na mbështetën me reagimin e menjëhershëm, banorët e zonës, aktivistët e ndryshëm që dolën në mbrojtje të një kauze#xdde3; të drejtë dhe të gjitha mediat që i dhanë jehonë problemit të qytetarëve të Gramshit.

Iku koha kur Bashkia e Gramshit përbuzej dhe pasuritë e shumta natyrore përdoreshin për përfitime personale të një grupi të caktuar personash.

Bashkia Gramsh nën drejtimin tim nuk do lejoj asnjë investim, sado strategjik të jetë nëse cënon pasuritë natyrore të zonës.

Janë pasuri që na i ka falur zoti dhe nuk duhet të keqpërdoren.

Bashkia nën drejtimin tim do udhëhiqet gjithmonë drejt interesave qytetare#xde4b

(a.m/dosja.al)

Shto Koment